Topi në Tonight: Pas 23 qershorit, FRD shkon në parlament me grup parlamentar
Bipolarizimi politik që ka futur në krizë shoqërinë shqiptare është pasojë e dy liderve të partive kryesore në vend. Andaj para se të kërkojnë votën e qyetarëve , duhet të kenë kurajon civile të kërkojnë sëpari ndjesë. Kështu ka deklaruar në Tionight Ilva Tare ish Presidenti Bamir Topi, njqëherësh kreu i FRD, i cili garon i vetëm në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
Ju mungon të qenit President?
Jo absolutisht, por jetoj me kujtimet e bukura të së kaluarës.
Çfarë ndjesie ju jep kryeparlamentarja Topalli, në cilësinë edhe të nënkryetares së PD?
Si kryetare e parlamëentit është totalisht jashtë detyrës së saj, me implikime të forta që e akuzojnë për mungesë të respektimit të detyrimeve kushtetuese. Duhet të respektojë Kushtetutën, të mos fyejë opozitën,në raste specifike edhe deputetë të mazhorancës, që këtu fillon dhe kompromentohet misioni i kryeparlamentarit.
Le të ndalemi te Shkodra, bastion i Topallit, e shihni si të tillë?
Nuk duhet të fyhet kështu, Shkodra ka qenë djep i kulturës së shqipëtare. Në zyrën time kam dhe një fotografi të Marubit të fillim shek 20 ku tregohet Buna, që ka shërbyer edhe si treg i Ballkanit dhe përfytyroni se clloj regresi ka bërë ajo zonë nga të ashtëquajturit politikanë reformatorë, ku Buna është kthyer në një burim fatkeqësie për banorët përreth.
Në aktivitetin tuaj në Shkodër ju ikën drita disa herë, ishte e qëllimshme, gjatë aktivitetit akuzuat mazhorancën, Topallin, Kryeministrin e quajtët Stalinist, kur e diktuat për të tillë?
Ka pasur një metamorfozë të personit në fjalë. Smund të jetë i pandjeshëm edhe në marrëdhëniet e karakterit personal. Kur janë në karrige të shtetit marrëdhëniet nuk janë personale, por institucionale. Por jemi njerëz që smund të shmangemi edhe nga emocionet personale. Mua argumentet më shkojnë në ditë të largëta në vitet 60, kur Kryeministri aktual u fut në Partinë e Punës dhe më pas u fut në një sistem frontal për ndryshimin e regjimit. Duke ecur, duke ecur demokracia duhet të evolojë dhe kur bën profile politike të shkon mendja tek origjina. Për ikjen e dritave në Shkodër unë mora një informacion nga banorët përreth kinemasë Millenium. Pa ditur se unë isha atje ishin habitur që kishin ikur dritat në atë zonë shumë të rëndësishme. Kanë ikur, 4-5 herë. Këto maskilizma janë të pavlera.
Akuzat e Berishës për lejet e ndërtimit , keni bërë kallëzim ende?
Akoma, nuk është ndier më. Nuk kam pasur asnjë lidhje me lejet e ndërtimit. Shtëpia ime e vjetër qëndron nga të paktat shtëpi të vjetra në qendër të Tiranës. E kundërta e atyre që thotë Kryeministri ekziston për atë zonë atje. Jam në një zonë të komunës së Dajtit, këto deklarata tregojnë një profil në disperacion të plotë sikundër e ka treguar kohët e fundit.
Pse ka një heshtje nga selia blu, keni një marrëveshje të heshtur me Berishën?
Ajo kazermë politike smund të funksionojë pa urdhër. Se cfarë mendon ai është shumë e largët për ta menduar. Ne jemi parti e qëndrës së djathtë, që kur është krijuar FRD jemi deklaruar se nuk bëjmë koalicion me partitë e vjetra, me PS nuk na lidh asgjë as ideologjia as programi, ndërsa me atë në pushtet kemi ndarje të thellë të moralit politik.
A do jetë FRD një LSI e 2005 për të djathtën?
Këtë krahasim e gjen për ta bërë media.Por unë besoj qoftë në strukturën, karakterin, profilin politik, FRD është një forcë me karakter të fortë politik.
Është rrezik për të djathtën?
Ne jemi për të rikonsideruar të djathtën, një të djathtë që nuk ekziston fatkeqësisht, të shkojë në ato vlera që janë harruar nga pushteti. Mandati i dytë filloi me një mazhorancë problematike dhe po e përfundon me deputetë socialistë. Sbëhet fjalë më për të marrë në konsideratë vlerat mbi të cilat është ndërtuar ajo parti.