E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Fushë Krujë: Na votoni për projektet që do realizojmë

Kryeministri Berisha ka inaguruar sot rikontruksionin e unazës së qytetit të Fushë Krujës.

Në fjalën e tij kryeministri Berisha premtoi asfaltimin e çdo kilometër në rrugë në rrethin e Fushë Krujës ndërsa nuk la pa sulmuar edhe kryesocialistin Rama i cili sipas tij po bllokon integrimin.

“Do bëjmë gjithçka që në këtë qytet të asfaltohen çdo km rrugë që ka mbetur pa asfaltuar. Këto kanë qënë vitet e investimeve më të mëdha, vitet në të cilat janë rindërtuar rrugë, shkolla, kanalizme më shumë se asnjëherë në historinë e këtij rrethi. PD shkon drejt zgjedhjeve si një parti e premtimeve të mbajtura, si një parti e cila në një hark kohor 6-vjeçar realizoi ndërtimin e mijërave km rrugë. Ne shkojmë të sigurtë në fitore jo për ato që kemi ralializuar por për ato që do të realizojmë. Ne ia dolëm ta anëtarësojmë Shqipërinë në NATO, ia dolëm të heqim vizat dhe të lëvizim të lirë. Gjatë kësaj qeverie ne ia dolëm të meritojmë statusin e vendit kandiat. Komisioni Europian rekomandoi Shqipërinë për vend anëtar të BE-së me kusht që të votohen 3 ligjet. Ligjet u bllokuan nga personi që ka vetëm interesa personale. Me bllokimin Shqipëria nuk mori statusin dhe humbi qindra milionë euro investime.  Emigrantët mbetën pa marrë të drejtën që iu takon, të rejat dhe të rinjtë nuk kanë mundësi që të shkollohen në universitet e BE-së. Po 23 qershori po vjen dhe çdo shqiptar do përdor votën e tij për projektin europian, për integrim, për statusin e vendit kandidat. Çdo shqiptar është ftuar në 23 qershor të votojë për punësimin pasi alternativa jonë është alternativa e punësimit” tha Berisha.

Kreu i qeverisë u ka kërkuar votën qytetarëve jo për arritjet që janë bërë këto vitet e qeverisjes së djathtë por siç tha ai për projektet e mëdha që do të realizohen në të ardhmen.

“Ne kërkojmë votën për gjithçka që do të bëjmë 4 vitet që do të vijnë. Ne do të hapin 250 mijë vota pune ndërsa investimet në 4 vitet që do të vijnë do të jenë  6 miliard euro. Ne ju kërkojmë votën se 4 vitet që do të vijnë janë vitet e projekteve historike, kaskada e Devollit, projekti  TAP, dhe dhjetra e dhjetra HEC-e të tjera do të ndërtohen.  Në rast se ne dyfishuam rrogat ne ju premtojmë se gjatë viteve të ardhshme do t`i rrisin ato gjithmonë edhe më shumë. Ne kërkojmë votën tuaj sepse unë jam këtu për të garantuar të rinjtë se nëse sollëm Shqipërinë në moshën dixhitale,  Shqipëria e 4 viteve të ardhshme do të jetë Shqipëria e teknlogjisë më të lartë, do jetë  Shqipëria e teknologjisë 4G shtoi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›