E Diel, 1 Nëntor 2026

Medvedev: “Gaddafi, politikisht i vdekur”

Kremlini e ka cilësuar liderin e Libisë Mauamar Gaddaf “politikisht të vdekur dhe nuk ka më vend në botën e qytetëruar". Sipas burimeve të mediave ruse, autoritet e larta ruse kanë pohuar se përdorimi i dhunës ushtarake kudër popullit të tij,është e papranueshme.
"Presidenti Dimitri Medvedev, ka vlerësuar si negative reagimet e drejtuesve të Libisë lidhur me atë çka ka ndodhur" thuhet nga këto burime.

Fakti se deklaratat e presidentit erdhën në ditët e para pas nisjejs së protestave, kjo do të thotë sipas mediave, përgjegjësinë kundrejt fatit të qytetarëve rus që ndodheshin në Libi.
 

Gjithashtu dy avion mbajtëset amerikanë, Karl Vinsent dhe Abraham Linkoln, dhe një anije furnizuese, të cilat ndodhen në jug të Detit të Kuq, mund të hyjnë në kanalin e Suezit, pas pesë ditësh për të hyrë në Detin Mesdhe, duke shkuar kështu më pranë Libisë. Në 15 shkurt, dy anije të tjera avionmbajtës nukleare kaluan kanalin, në drejtim të Baharainl, por ndaluan në Detin e Kuq, pas krizës në Libi.
Më tej, qeveria gjermane ka urdhëruar ngrirjen e aseteve të djalit të Mauamr Gadafit, të depozituara në bankat gjermane.

Shuma totale e ngrirë shkon deri në 2 milionë euro. Emri djalit dhe i bankës ku ishin depozituar paratë nuk është i ditur nga Ministria e Ekonomisë.
Ndërkohë që Bashkimi Europian ka njoftuar se do të mbajë një samit të jashtëzakondshëm në Bruksel në datën 11 shkurt.

Samiti do të mbahet lidhur me zhvillimet e fundit në Libi dhe vendet e e Afrikës Veriore
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›