E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hollanda: Gjithsesi duam të fitojmë

Hollanda ka siguruar kualifikimin dhe kundër Kamerunit në Green Point, tekniku Brt Van Marvijk mund ti lejojë pushim lojtarëve kryesor. Gjithsesi lajmi më i rëndësishëm në kampin portokalli është gatishmëria e Arjen Robben, për të luajtur, ndoshta jo 90 minuta, por një fraksion loje kundër afrikanëve zhgënjyes që ishin skuadra e parë e eliminuar nga turneu. Tekniku holandez, megjithë kualifikimin, dëshiron të vazhdojë të fitojë.

"I thashë lojtarëve se ne kemi dy misione, e para të kualifikohemi dhe e dyta të mundohemi të fitojmë... ne luajmë mirë futboll, por gjatë ndeshjeve duhet të kemi edhe durim, sepse në Kupën e Botës cdo skuadër është e mirë-organizuar," përfundoi Van Marvijk. Mesfushori i Bayern Mynih, Arjen Robben, është stërvitur me skuadrën dhe parashikohet që kundër Camerunit të luajë të paktën 20 minuta, ndërkohë që Snejder mund të pushojë, për ti lënë vendin Van der Vaart, ndërsa në të majtë gati Eljero Elia. Në mesfushë Van Marvijk duket se ka ndërmend të provojë lojtarin e Ajaksit Demy De Zeeuw, ndërsa Van Persie duket se do të udhëheqë sërisht ofensivën e tulipanëve. Hollanda nuk e ka fituar kurrë Kupën e Botës, e në rrugën e saj drejt trofeut, duhet të kalojë më parë një mes Italisë, apo Paraguayit në raundin e dytë.

Eno Skarço < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›