E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gërdeci", thirret të dëshmojë Patrick Henry

Gjykata e Tiranes kërkon nga Ministria e Drejtesise te kerkoje nepermjet leter-porosise, prezencen e dëshmitarit Patrik Henry, ne seancen e 13 shtatorit, ne procesin gjyqësor “Gerdeci”. Trupi gjykues, i nis nje kerkese ministrise se Drejtesise, qe te vere ne dijeni autoritetet e drejtesise amerikane, per te sjelle ne Shqiperi, Patrik Henrin, ish perfaqesues i kompanise amerikane SAC, te paraqitet si dëshmitar ne procesin “Gerdeci”, me 29 te pandehur.

Gjykata e do Henrin, per te dhene deshmine e tij ne seancen e 13 shtatorit, per tiu përgjigjur pyetjeve te prokuroreve, avokateve dhe te pandehurve, ne lidhje me rrethanat e tragjedise ne piken e demontimit ne Gerdec. Patrik Henry, ishte perfaqesues i firmes amerikane SAC,e cila fitoi tenderin per demontimin e municioneve ne Gerdec. Detajet e deshmise se tij, ne gjykate pritet te zbardhin pergjegjesine e secilit perj te pandehurve te këtij procesi. Seanca e rradhes e procesit ka vijuar me 3 deshmitare te tjere te kërkuar nga organi i akuzes.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›