E Diel, 1 Nëntor 2026

Medvedev: Presim përgjigje të qartë për mburojën raketore

Presidenti rus Dimitri Medvedev paralajmëroi se Rusia dëshiron përgjigje të qartë nga NATO-ja mbi rolin e Moskës në mburojën raketore në Evropë.

Në takimin me emisarin rus në NATO, Dimitri Rogozin, Medvedev tha se Rusia mund të jetë e detyruar t`a pozicionoje mburojën e vet raketore nëse nuk do t`i jepej rol i njëjtë në mburojën që po drejtohet nga Uashingtoni dhe aleatët e tij mbi Evropë.

Medvedev tha se Rusia ka nevojë për "mbrojtje të besueshme" përballë kërcënimeve nga jashtë, dhe se "do t`i japë përgjigje të duhur problemit me apo pa NATO-n".
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›