Al Hariri: Jo në qeverinë e drejtuar nga Hezbollah
Kryeministri i përkohshëm libanez Saad al-Hariri ka deklaruar sot se ai nuk do të marrë pjesë në një qeveri të drejtuar nga Hezbollah dhe aleatët e saj.Hariri foli pas konsultimeve dy-ditore për të zgjedhur një kryeministër të ri.
Hezbollahu tha të dielën se do të kërkojë një "qeveri partneritet", nëse ajo fiton mbështetje parlamentare për kandidatin e saj për kryeministër.
Blloku "8 mars" përfshin lëvizjet shiite Hezbollah dhe Amal, së bashku me liderin e krishterë Michel Aoun. Libani u zhyt në krizë në fillim të këtij muaji, kur Hezbollah dhe aleatët rrëzuan qeverinë e unitetit.