Medvedev: Rusia ka të drejtën të përdorë armë bërthamore nëse është e nevojshme

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë dhe ish-presidenti, Dmitry Medvedev ka paralajmëruar perëndimin, teksa tha se Federata ka të drejtë të përdorë armë bërthamore. Ai theksoi se Rusia do të bëjë gjithçka në mënyrë që Ukraina të mos marrë armë bërthamore, edhe pse Kievi ka theksuar se ky nuk është një synim i tyre.
“Rusia ka të drejtën të përdorë armë bërthamore nëse është e nevojshme, bazuar në doktrinën bërthamore. Moska do të bëjë gjithçka që është e mundur për të parandaluar fqinjët armiqësorë, si Ukraina, nga marrja e armëve bërthamore“, tha ai.
Deklaratat e Medvedev vijnë pas kërcënimeve të Presidentit Vladimir Putin i cili, teksa njoftoi mobilizimin e pjesshëm të vendit, kërcënoi Perëndimin me përdorimin e armëve bërthamore teksa shtoi se nuk po bënte “blof”./ TGCOM
/rtsh.al/