E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mbretëria e Bashkuar: Putin është gati të shpallë aneksimin e rajoneve të Ukrainës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka të ngjarë të shpallë aneksimin e rajoneve të pushtuara të Ukrainës brenda disa ditësh, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar. Sipas ministrisë, presidenti rus mund ta bëjë njoftimin kur t’i drejtohet parlamentit të vendit të premten

Lajmin vjen ndërsa Rusia po organizon ditën e fundit të votimit në referendumet e diskredituara në rajonet e pushtuara të Ukrainës.

Ukraina dhe Perëndimi thonë se rezultati është vendosur tashmë nga Kremlini dhe do të përdoret si një justifikim për një marrjen e rajoneve.

“Udhëheqësit e Rusisë pothuajse me siguri shpresojnë se çdo njoftim i pranimit do të shihet si një justifikim i ‘operacionit ushtarak special’ dhe do të konsolidojë mbështetjen patriotike për konfliktin“, tha Ministria e Mbrojtjes./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›