E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev: SHBA-ja të bashkëpunojë me Rusinë në lidhej me çështjen e Iranit


Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, thotë se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të "veprojnë së bashku kolektivisht", për ta bindur Iranin, që t'i kthehet bisedimeve ndërkombëtare për programin e tij bërthamor.
Në një intervistë për të përditshmen ëall Street Journal, Medvedev është ankuar për sanksionet shtesë të imponuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, vetëm pak kohë pasi Rusia i kishte mbështetur sanksionet e reja të Kombeve të Bashkuara.
Dmitri Medvedev tha se Shtetet e Bashkuara nuk humbasin asgjë duke e imponuar raundin e katërt të sanksioneve, pasi nuk kanë lidhje me Republikën Islamike, siç kanë Rusia dhe Kina.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›