Vjenë, vdes ish-kryebashkiaku i Beogradit
Ka ndërruar jetë në Vjenë, në moshën 87 vjeçare, Bogdan Bogdanoviç, ish-kryetar i bashkisë së Beogradit dhe i njohur si kundërshtar i politikës së Sllobodan Millosheviç.
Bogdanoviç ka qenë një intelektual i njohur dhe profesor në Fakultetin e Arkitekturës në Beograd.
Ai ishte gjithashtu anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve, por e braktisi kryeqytetin serb për shkak të mosmarrëveshjeve.
Gjatë 20 viteve të fundit ai ka jetuar në Vjenë, ku është nderuar nga autoritetet lokale me një çmim prestigjoz për veprimtarinë e tij.