Spanjë, vdes shkrimtari portugez Jose Saramago
Shkrimtari i njohur portugez që ka fituar çmimin Nobel Jose Saramago, vdiq të premten në moshën 87 vjeçare shtëpinë e tij në Spanjë në ishullin Lanzarote. Saramago një anëtar i partisë komuniste në Portugali, i cili fitoi çmimin Nobel në vitin 1998, shkaktoi polemika gjatë karrierës së tij të gjatë, ku veprat e tij kritikonin historinë portugeze, konservatorizmin dhe fenë.
Fondacioni Saramago tha se ai vdiq pas një sëmundjeje të stërgjatur të organeve. Trupi i tij u vendos në bibliotekën lokale, përpara se të dërgohet të shtunën në Portugali për një funeral shtetëror.
Vitin e kaluar Saramago zemëroi kishën katolike ku ai kishte shkruajtur në librin e tij të fundit "Kain" se Bibla është një libër dore me morale të këqija, dhe një katalog i i keq në natyrën njerëzore.
Konfrontimet e tij me autoritetet portugeze kanë qënë të shpeshta, të cilat mund të ndihmojnë për të shpjeguar pse popullariteti i tij ishte ndoshta më i madh jashtë vendit se sa brënda tij. Saramago shkoi në mërgim i vetëimponuar në vitin 1992, pasi qeveria portugeze përjashtoi novelën e tij "The Gospel acording to Jesus Christ" për çmim letrar. Që atëherë Saramago jetoi në ishujt Kanarie. Shkrimatri portugez ishte martuar me gazetaren spanjolle Pilar del Rio, e cila i ka përkthyer librat e tij në spanjisht.