E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali, ushtarakët paraqesin Kushtetutën

Liderët e grushtit të shteti në Mali kanë lajmëruar Kushtetutën e re të vendit afrikan që sipas tyre do të garantojë “shtetin e së drejtës”.

Gjithashtu ky akt themelor do të jetë edhe një garanci për “demokracinë pluraliste” sipas tyre.

Anëtarët e juntës në krye të Malit kanë saktësuar se nuk do të kenë të drejtë të paraqiten në zgjedhjet e ardhshme elektorale.

Një ushtarak ka dalë në televizion duke lexuar një tekst ku sqarohej se akti themelor përbëhet nga 70 nene dhe do të jetë në fuqi gjatë periudhës së tranzicionit.

Lideri i grushtit të shtetit në Mali deklaroi për BBC se është në kontroll të plotë të vendit, ndërsa tha se “e mban të hapur derën” për bisedime paqeje me rebelët separatistë.

Sipas kapitenit Amadou Sanogo, ai u “detyrua” të rrëzonte qeverinë, për të rikthyer sigurinë në vendin e Afrikës Qëndore. Ai premtoi se do t`i dorëzojë pushtetin një qeverie të zgjedhur, menjëherë sapo të shtypë rebelimin e tuaregëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›