Parlament,sot pritet të miratohet kodi i ri elektoral

Pritet të miratohet në parlament Kodi Elektoral , në një situatë të pazakontë ku në sallën keyesore të Kuvendit që nga e hëna pasdite plotësohet dita e tetë e grevës së urisë së 10 deputetëve. Partitë e mëdha janë të vendosur për të kaluar sot kodin, duke spostuar për të enjten miratimin në parim të buxhetit. Ky vendim i ka paraprirë edhe këmbenguljes së deputetëve grevistë për të negociuar disa nene të kodit për administrimin dhe numrimin e votave, ku LSI-ja dhe PDK-ja kërkojnë të kenë përfaqësuesit e tyre në komisione. Duket se e vetmja përgjigje që do të vijë për deputetët grevistë është seanca ku do të miratohet Kodi i ri Elektoral..Kështu sot pritet që në parlament të zhvillohet një nga seancat më të jashtëzakonshme dhe ndoshta më të tensionuarat e kësaj legjislature.