Medvedev kritikon Senatin amerikan

Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, ka kritikuar Senatin amerikan për miratimin e rezolutës që i bën thirrje Moskës të tërheqë trupat e saj nga rajonet separatiste të Gjeorgjisë.
Medvedev tha se rezoluta në fjalë reflekton “vetëm pikëpamjet e disa anëtarëve pleq të Senatit”.
Rezoluta e javës së kaluar përsërit thirrjen e Uashingtonit drejtuar Moskës, që të veprojë në pajtueshmëri me armëpushimin që i dha fund konfliktit të vitit 2008 dhe të tërhiqet nga rajonet separatiste të Gjeorgjisë, Osetia Jugore dhe Abkhazia.
Rusia i ka njohur këto dy rajone si shtete të pavarura.