Hapësirë, gati lançimi i sondës Juno

Nis sot misioni Juno, i pari në llojin e tij, që do të shkojë në kërkim të kapjes së sekreteve të fushës magnetike në Jupiter. Sonda që do të dërgohet nga NASA, lançimi i së cilës është parashikuar në orën 17,34 të ditës së sotme, do të eksplorojë rreth Sistemit gjigand Diellor. Çfarë ndodh nën retë që mbullojnë Jupiterin? Shkencëtarët shpresojnë të gjejnë përgjigjen kur anija hapësinore e NASA-s Juno të fillojë misionin e saj një vjeçar në orbitën e këtij planeti gjigant. Xhen Çodas është menaxhere e projektit Juno dhe shpjegon se Struktura kryesore e anijes Juno, përbëhet nga pjesa qëndrore e cila i jep shtytjen fillestare dhe shumica e instrumenteve janë vendosur në kuvertën e përparme, por pjesët e saj më të rëndësishme janë krahët mëdha me panele diellore”. Krahët e mjetit fluturues Juno janë të mbuluara me panele diellore dhe ai furnizohet nga energjia diellore gjatë pësë viteve të ardhshme që do të qëndrojë në hapësirë. Juno do t`i afrohet resë së Jupiterit në një distancë prej 5 mijë kilometrash dhe do të lëshohet nën rripin e rrëzikshëm të rrezatimit të këtij planeti. Juno do të kalojë një vit në një orbitën polare, dhe instrumentet e saj do të studiojnë fushën magnetike, gravitetin dhe përbërjen e atmosferës së planetit si dhe bërthamën e tij. Shkencëtarët e NASA-s thonë se informacionet e mbledhura do të ndihmojnë të mësojmë më shumë për të kuptuar se si ka evoluar planeti i Jupiterit dhe sistemi ynë diellor. Udhëtimi i Junos do të jetë 640 milionë kilometërsh nga Qendra e Hapësirës Kenedi deri tek planeti gjigand. Juno parashikohet të mbërrijë në afërsi të Jupiterit në vitin 2016 dhe mund të ndihmojë për të kuptuar më mirë universin