Medvedev përgëzon Obamën për çmimin Nobel për Paqe
"Mendoj se ky vendim i Komitetit Nobel tregon qartë një vizion realist të dinamikave të zhvillimit në botë", bëri të ditur presidenti Medvedev në një komunikatë të publikuar nga shërbimi i shtypit të Kremlinit.
"Shpresoj se ky vendim do të jetë një inkurajim tjetër për t'u bashkuar me përpjekjet për të krijuar një atmosferë të re në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për të nxitur iniciativa mjaft të rëndësishme për sigurinë globale", shtoi Medvedev.
Çmimi Nobel për Paqen iu dha dje në mënyrë të papritur presidentit Obama më pak se nëntë muaj pas marrjes zyrtare të detyrës.