E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti çek pengesë për Traktatin e Lisbonës

"Jam i bindur që Republika Çeke do të negociojë për një përjashtim të tillë'', theksoi Klaus, në një deklaratë për shtypin në Pragë.

"Një garanci do të na mundësojë që Traktati i Lisbonës nuk do të çojë në anulimin e dekreteve të Benes'', shtoi ai pas takimit me shefin e Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek.

Dekretet e nënshkruara në 1945-'46 nga presidenti çekosllovak i asaj kohe, Edvard Benes kanë shërbyer si bazë gjyqësore në konfiskimin e pasurive dhe në dëbimin nga Çekosllovakia të tre milionë gjermanëve sudetë, me akuzën e bashkëpunimit kolektiv me regjimin nazist.

"Gjithmonë e kam konsideruar Traktatin e Lisbonës si një zhvillim të keq në BE, që do të thellonte problemet aktuale të BE-së dhe deficitin e saj demokratik dhe që do të çonte në përkeqësimin e qendrimit të vendit tonë përballë rreziqeve të reja'', theksoi Klaus.

Pas ''po''-së nga irlandezët në një referendum të dytë dhe para nënshkrimit nga presidenti polak, Lech Kaczynski, që pritet nesër, e ardhmja e Traktatit të Lisbonës varet nga vendimi i presidentit çek.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›