Meta fjalim në takimin e SEECP në Stamboll
Gjatë fjalës së tij, Zv-kryeministri dhe MPJ Meta nënvizoi rolin e spikatur të Shqipërisë si një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, dimensionin e saj të ri si një vend anëtar i NATO-s dhe me një perspektivë të qartë drejt integrimit evropian.
Gjithashtu, Z. Meta theksoi se pas pavaresisë së Kosovës, rajoni është pasuruar me vlera demokratike dhe standarte të reja të sigurisë, duke shtuar se Shqipëria mbështet institucionet dhe partitë politike në Kosovë në angazhimin e tyre solid për të bashkëpunuar ngushtë me institucionet ndërkombëtare dhe veçanërisht EULEX-in, për konsolidimin e standarteve të demokracisë dhe bashkëjetesës multietnike. Njëkohësisht, ai përshëndeti anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore dhe FMN.
Meta kërkoi angazhimin e të gjitha vendeve anëtare në këtë nisëm për të rritur përpjekjet e përbashkëta për krijimin e komunitetit të energjisë së Evropës Juglindore, të korridoreve Pan-Evropiane, krijimin e një zone të tregëtisë së lirë për Evropën Juglindore, si prioritete të rëndësishme që do të forconin bashkëpunimin rajonal, paqen, sigurinë dhe prosperitetin e të gjithë popujve tanë.
Z. Meta gjithashtu theksoi se proçesi i integrimit të tregjeve do të jetë edhe më i plotë me një përpjekje të përbashkët për arritjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve të rajonit.
Përveç fjalës së mbajtur në seancën plenare, Meta do të zhvillojë edhe një sërë takimesh bilaterale me homologët nga rajoni dhe të ftuarit.
RRETH SEECP
Takimi informal i Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP), zhvillohet në Stamboll, në kuadër të kryesisë turke të kësaj nisme rajonale.
Në aktivitet marrin pjesë ministrat e jashtëm të të gjithë vendeve anëtare, si dhe Ministrat e Punëve të Jashtme të Trojkës së Bashkimit Evropian, Komisioni i Bashkimit Evropian dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.