Medvedev pro lirimit të Pussy Riot

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, deklaroi të premten se dy anëtaret e burgosura të punk- grupit rus Pussy Riot duhet të lirohen.
Medvedev pohoi se ai nuk pajtohet me veprimet e anëtareve të grupit, por theksoi se anëtaret, Maria Alyokhina dhe Nadezhda Tolokonnikova, tashmë ndodhen një kohë të gjatë në burg.
Ndryshe, javën e kaluar dy vajzat u transferuan në dy burgje të ndryshme, shumë larg Moskës - njëra në Mordovia, e tjetra në Perm – ku do t’i vuajnë dënimet me nga dy vite burg.
Tolokonnikova dhe Alyokhina janë dënuar për huliganizëm, të nxitur nga urrejtja fetare, për shkak se kishin interpretuar një këngë kundër presidentit Putin në Katedralen më të madhe ortodokse në Moskë.