E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini injoron kritikat

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka insistuar se nuk është i interesuar për mendimet e kritikëve të tij.

Mancini fitoi titullin e Premierligës stinorin e shkuar dhe ka bërë nismë pa humbje në edicionin e ri. Mirëpo, italiani është kritikuar për rezultatet e dobëta të ekipit në tri ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve ku City ka vetëm një pikë dhe gjendet në pozitën e fundit në Grupin D.

“Nuk i lexoj gazetat. E di mirë punën time dhe e di kur gaboj ose bëjë diçka tjetër. Për këtë flas me klubin, kryetarin dhe stafin tim. Të tjerët nuk janë të rëndësishëm”, deklaroi Mancini për Sy Sports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›