Medvedev takohet me homologun irakian, diskutojnë për energjinë

Agjencitë ruse të lajmeve njoftojnë se kryeministri Dimitri Medvedev do të takohet nesër me homologun e tij irakian, Nuri-al Maliki, për të diskutuar rreth bashkëpunimit të të dyja vendeve në fushat e energjisë dhe mbrojtjes.
Zyra për media e Kremlinit gjithashtu tha se Maliki do të takohet edhe me presidentin rus, Vladimir Putin, për të diskutuar për perspektivat e zhvillimit të bashkëpunimit ruso-irakian në fushat e politikës, tregëtisë dhe ekonomisë.
Kremlini njoftoi se të dyja palët do të këmbejnë pikëpamjet e tyre rreth zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe situatën në Siri.