Medvedev takon liderin Kastro

Presidenti rus, Dimitri Medvedev u takua me ish -liderin kuban, Fidel Castro duke arritur një thellim të marrëdhënieve mes dy aleatëve të Luftës së Ftohtë, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve 'RIA Novosti'. Më parë kreu u Kremlinit u prit me ceremoni zyrtare nga lideri kubanez, Raul Kastro. Raul kastro i cili mund të vizitojë Rusinë vitin që vjen i ka barë thirrje Uashingtonit ti japë fund embargos ndaj Kubës, të vendosur që në vitin 1962, vetëm tre vjet pasi Fidel Kastro erdhi pushtet me anë të revolucionit të armatosur. "përshëndetje për të gjithë, ne ju përqejme të gjithëve sepse ju raportoni shumë mirë", u tha Raul Kastro gazetarëve ndërsa shtoi se vizita e Medvedev ishte e suksesshme, dhe ai do të takojë edhe Fidelin. Takimi u realizua në fund të turit që Medvedev zhvilloi në Amerikën Latine, që shihet si një përpjekje e Rusisë për të arritur garantimin e mbështetjes në një zonë ku Uashingtoni ka influencë, gjë që kërkon ta arrijë përmes bashkëpunimit në fushat e energjisë, në atë ushtarake dhe atë të tregtisë me gjithë rajonin. Megjithëse raportohet se takimi ishte vëllazëror, autoritetet vendase nuk kanë publikuar asnjë foto apo pamje nga takmi Kastro-Medvedev.