Tre gjermanët largohen nga Kosova

Tre pjesëtarët e shërbimit gjerman të zbulimit, të arrestuar në Kosovë më 19 nëntor, nën akuzat për sulm ndaj përfaqësisë së Bashkimit Evropian, kanë udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Gjermanisë. Mbrëmë vonë gjykatësit ndërkombëtarë të administratës së Kombeve të Bashkuara kanë liruar nga paraburgimi tre shtetasit gjermanë për mungesë provash. Tre agjentët gjermanë pas lirimit të mbrëmshëm nga qendrat e paraburgimit e kaluan natën në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë.