Medvegje polici serb dhunon banorin

Një polic serb ne Medvegje eshte pezulluar nga puna sepse eshte akuzuar se ka ushtruar dhune ndaj nje shqiptari. Subjektet politike shqiptare ne Luginen e Presheves e kane bere publik shqetesimin e tyre per rastet e perseritura te dhunes.
Policia serbe ka kërkuar nga Sokol Ismaili, banor i fshatit Grbovc të Medvegjës në jug të Serbisë që të shuajë zjarrin në mal, por sipas tij, ai e ka ditur se nuk duhet të ketë kontakt me ta dhe ka refuzuar.
Ismaili dhe familja e tij kanë përjetuar një torturë policore pasi dy policë i kanë sulmuar ata fizikisht. Mjekët kanë thënë se Ismaili ka pasur lëndime të lehta.
Subjektet politike shqiptare e konsiderojnë këtë si një dhunë sistematike ndaj shqiptarëve të kësaj zonë që tashmë është braktisur nga të paktën 3500 shqiptarë. Medvegja renditej dikur në komunat shqiptare të jugut së bashku e Preshevën e Bujanocin, por tashmë shqiptarët janë pakicë. Ky rast ka shqetësuar banorët e zonës.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Aksidenti në Tiranë, vdes një prej vajzave të plagosura
Përplasen dy automjete te rruga e Elbasanit
Bruksel, përfundon takimi për lëvizjen e lirë
Reforma zgjedhore
Humbën jetën në kampet naziste