E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Mega-listë” kundër Portugalisë



Trajneri i ri i Shqipërisë, Josip Kuzhe, propozoi një “mega-listë” me 27 emra për dy ndeshjet e parë ndërkombëtare të tij në stolin e Kombëtares, ato kundër Portugalisë (zyrtare, 6 qershor) e Gjeorgjisë (miqësore, 10 qershor). Federata Shqiptare e Futbollit pranoi zyrtarisht se lista është “punë e pastër” e ekspertëve të saj, kjo edhe për shkak të kohës së pakët që pati në dispozicion trajneri Kuzhe, vetëm 7 ditë kohë nga zyrtarizimi i tij në krye të bankinës kuqezezë. Shqipëria pas shtatë ndeshjesh ka grumbulluar 6 pikë po aq sa Portugalia e Suedia, por që kanë ndeshje më pak se ne, e ndodhet në vendin e pestë në Grupin 1, duke lënë pas vetëm Maltën. Rikthimi i tre të përjashtuarve të mëdhenj, Erjon Bogdani (49 ndeshje, 9 gola), Edmond Kapllani (23 ndeshje, 6 gola) e Jahmir Hykës (10 ndeshje), si dhe thirrja për herë të parë e talentit të Teutës, Emiljano Vilës e kampionit të Tiranës, Jetmir Sefa, janë dhe risitë që ofroi kroati.

LISTA

PORTIERË
Isli Hidi 10
Samir Ujkani 0
Ena Koliqi 0

MBROJTËS
Debatik Curri 23
Armend Dallku 31
Kristi Vangjeli 17
Andi Lila 5
Elvin Beqiri 42
Ansi Agolli 9
Endri Vrapi 7
Admir Teli 4

MESFUSHORË
Lorik Cana 36
Ervin Skela 61
Ervin Bulku 16
Gilman Lika 4
Dorian Bylykbashi 3
Jahmir Hyka 10
Klodian Duro 57
Elis Bakaj 3
Gjergji Muzaka 1
Jetmir Sefa 0
Emiljano Vila 0

SULMUES
Erjon Bogdani 49
Edmond Kapllani 23
Besart Berisha 15
Hamdi Salihi 12
Migen Memelli 1

LIGA E KAMPIONEVE
Finalja, sot ora 20:45
Barcelona-Mançester J.

Topi në finale

Mishel Platini fton Bamir Topin në finalen e Ligës së Kampioneve, Barcelona-Mançester Junaitid. Takimi do të luhet në “Olimpiko” të Romës, më 27 maj.

27 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›