Qendra e Fëmijëve të Ngujuar, nën hetim ish-drejtoresha
Ish-drejtoreshës së qendrës së Fëmijëve të Ngujuar në Poliçan, Liljana Luanit i është komunikuar akuza e "vjedhjes me anë të mashtrimit dhe falsifikimit". Dosja së shpejti në gjykatë.
BERAT - Prokuroria e Beratit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për ish-drejtoreshën e qendrës së Fëmijëve të Ngujuar në Poliçan. Burime nga organi i akuzës i këtij qyteti të cilat i referohet “Gazeta Shqiptare” pohojnë se mesditën e djeshme i është komunikuar akuza Liljana Luanit. Ajo akuzohet për "vjedhje me anë të mashtrimit dhe falsifikimit".
Sipas kreut të Prokurorisë, Xhemal Saliaj, Luani ashtu si të akuzuarit e tjerë; ish-ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Kosta Barka; ish-financieri i qendrës, Demir Asanbelliu; ish-drejtori i bordit drejtues të qendrës, Ali Alushani, të cilëve ju është komunikuar akuza, do të përballet me Drejtësinë.
Për Qendrën e Fëmijëve të Ngujuar në Poliçan mësohet se janë dhënë miliona lekë, por që dyshohet se janë vjedhur nëpërmjet mashtrimeve dhe falsifikimeve për përdorimin e tyre për interesa të qendrës. Rasti më flagrant i kësaj vjedhje që bëhej në kurriz të fëmijëve të veriut të vendit, që kishin ardhur në qytezën e Poliçanit për t'i shpëtuar gjakmarrjes është shuma prej 50 milionë lekësh të reja. Ky, një donacion i dhënë nga Banka Botërore për këtë qendër, por që nuk u përdor kurrë për interesat e fëmijëve që jetonin në të. Faktet treguan se fëmijët që jetonin në qendër kishin kushte skandaloze jetese dhe ushqeheshin keq. Këtë fakt, Luani e deklaroi vetë në media, por me pretendimin se pengohej në punën e saj nga Bashkia e Poliçanit, nga ku dhe kaloheshin fondet dhe donacionet e ndryshme.
Prokuroria thotë se cështja tashmë konsiderohet e mbyllur, e dosja së shpejti do përfundojë në gjykatë.
(s.g/BalkanWeb)