Megaliidhea ushqehet me antishqiptarizëm
Pas skandalit të faljes së ujërave detare në Jug prej qeverisë shqiptare, i varrezave greke në Përmet e Boboshticë, i amplik-fi kimit “racist” të një aksidenti në Himarë, Konsulli grek Ikonomu në Korçë dhe i famshmi Vorio Epiriot greko-amerikani Gejxh u shfaqën thuajse në të njëjtën kohë të përndezin sërish opinionin publik shqiptar. Deklaratat e tyre, edhe pse “personale”, si u justifikua ambasadori grek dhe, pas tij, me po atë “shfajësim” edhe autoritetet tona të MPJ-së, provojnë se grek-politika e 2011-it nuk ngurron të provokojë shqiptarët, njëlloj si para njëqind vjetëve. Në vend që të tërhiqte konsullin grek për të dëshmuar “fqinjësi të mirë”, zëdhënësi i MPJ-së Gregory Delavekouras tha, në përgjigje të reagimit shqiptar se respektimi i minoritetit grek qenka “barometër” për raportet mes dy vendeve (diplomaci apo kërcënim?!), si dhe i marrëdhënieve tona me BE-në! Thënë shqip, zëdhënësi përsëriti kërcënimin rutinë se me “veton” bllokuese, njëlloj si për Maqedoninë, pala greke mund të bllokojë integrimin tonë në BE, nëse konsulli do të shpallej person “non grata”! Si në kohën e Venizellosit, afendikoit ballkanik i rehatohet shpirti vetëm kur kërcënon “hyzmeqarin”, sepse kështu bindet se qëndron më lart se popujt e tjerë të Ballkanit!
“Fakti që Greqia e çliroi Vorio Epirin tri herë, domethënë më 1913, 1914 dhe 1940, është provë bindëse e helenizimit të Vorio Epirit”, ka thënë kleriku grek Sebastianos në vitin 1992. Në këto vite Greqia, e marrosur nga nacionalizmi panhelenik bëri terror e masakra me andartët për të bërë fakt pushtimin e jugut të Shqipërisë; ndërsa në këtë shekull, me politikën e varrezave, vizave dhe pasaportave greke kërkon të synojë “çlirimin” përfundimtar të të ashtuquajturit “Vorio Epir”. Herë me “fshesën” kundër emigrantëve, herë me kërcënimin e mbylljes së derës së BE-së me “veto” helenizimi kësaj here kërkohet të kryhet me të tjera mjete, financiare, kulturore, politike, propagandistike, fetare e diplomatike. Paralelet historike provojnë se konsulli grek nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se ka zbatuar porositë e megaliidhesë, idesë paranojake e të Greqisë së madhe. Edhe pse ky vend prej mëse një viti gjendet në pozitë tejet të vështirë (po të mos kishte ndërhyrë BE dhe organizmat financiare botërore Greqia do të kishte dalë në ankand, si asnjë tjetër në histori), “andartët” e sotëm të politikës greke nuk shohin hallet e veta, po kërkojnë të fusin hundët, madje edhe këmbët, në mos të konsujve, të priftërinjve, në punët e brendshme të Shqipërisë, duke besuar se kësisoj do të janë afendikonjtë e Ballkanit, edhe pse si e pohuan sërish krerët e Bankave Ndërkombëtare, u kanë rënë mbathjet në fund të këmbëve. Megalomania ballkanike e veçanërisht ajo greke së largu ngjan qesharake, butaforike, ndërsa nga afër krijon drama e tragjedi për vete, po më së tepri për fqinjët. Të mëkuar me mbeturinat e megaliidhesë, njëlloj si pararendësit, mendjet e fandaksura të Athinës besojnë se shqiptarët, për shkak të varfërisë së trashëguar dhe të një shteti ende të dobët, do të jenë të pafuqishëm e të paaftë të reagojnë me dinjitet, edhe sikur të poshtërohen publikisht. Meqë krerët tanë, në kontakt me ta sillen si puthadorë (kujtoni p.sh, se si Berisha ktheu avionin nga Ankaraja që t’i varej Karamanlisit në qafë e si, më pas, i fali edhe disa qindra km. det!), ata besojnë se të tillë janë edhe qytetarët shqiptarë, të cilët, sipas Sebastianosit e jo vetëm atij, nuk “kanë ndërgjegje kombëtare” ngaqë “janë turko-shqiptarë”...Konvertimin e shqiptarëve në grekë konsulli grek e kërkoi nisur nga ky motiv.
Sa herë shfaqen të tilla marrëzi, vras mendjen të kuptoj thelbin racional të këtij “nacionalizmi” agresiv, primitiv dhe absurd, sa i vjetër edhe i ri. Një arsyetim normal të bën të kuptosh se kjo qasje e gabuar e megaliidhesë ndaj histories, në perspektivë ka për të vepruar, si deri më sot, më shumë kundër Greqisë, se kundër Shqipërisë. Sepse realitetet në Ballkan kanë ndryshuar jo vetëm demografikisht, (Greqia ka popullsinë më të plakur e më të rënë moralisht në rajon), por edhe politikisht. Në kushtet e europianizimit të pashmangshëm të Ballkanit, Greqia ka për të mbetur dele e zezë! Por klasa politike greke, qoftë e majtë apo e djathtë, i shikon realitetet me syzet e para luftës së dytë edhe tash që ne jemi anëtarë të NATO-s. Megaliidhea shpreson se me kësi mësymjesh mund të ringjallet ëndërr e vjetër e Greqisë së madhe, do të krijohet terren për asimilim “demokratik” në të ashtuquajturin “Vorio Epir”…E pra, thirrmat e konsullit grek dëshmojnë se jo vetëm në Himarë, e cila për këtë qëllim është bërë një bastion eksperimental, po punohet hapur e pa drojë për greqizmin e popullsisë edhe në Gjirokastër, Përmet, Korçë, në gjithë jugun, deri në Shkumbin…”Detyrë e të gjithë popullit grek, e shtetit, e kishës, e politikanëve dhe e popullit në përgjithësi, është…të realizojë ëndrrën e tij të shumëpritur, BASHKIMIN ME NËNËN GREQI. Ardhtë sa më shpejt ajo ditë! Amin!” (Sebastianos, metroplit i Dropullit, Athinë, 1992).
Konsulli grek, pa asnjë delikatesë diplomatike, tregoi se kjo platformë nuk qenka shuar. Ai përsëriti thirrjen e mësipërme të Sabastianosit, me një ndryshim: konsulli foli në territorin shqiptar, me petkun e diplomatit të lartë, në emër të qeverisë e jo në emër vetjak, ndërsa Sebastianos dilte në kufi dhe hidhte parulla antishqiptare në emër të ortodoksisë! Kjo do të thotë që forma ka ndryshuar, por jo qëllimi. Hapja e Shqipërisë e ka shtuar yrrushin dhe orekset megaliidherëse. Politika greke nuk mjaftohet me Himarën, ku trysnia helenizuese është agresive, por konsulli grek bëri thirrje të hapëta, duke shkelur çdo normë ndërkombëtare edhe në Korçë, thirrje të nuk janë guxuar të shprehen as në vitet kur Shqipërisë ende nuk e kishte shpallur pavarësinë. Jo vetëm vllahët shqiptarë, por edhe myslimanët shqiptarë, në këmbim të një pensioni e të sakrificave mbinjerëzore në emigracion, miklohen ose detyrohen të pranojnë ndërrimin e emrit e të kombësinë, duke u vetëdeklaruar si grekë. Sa për ortodoksët, këta me gjasë presupozohen në mos si grekë, si filogrekë. Kjo do të thotë se në Greqi paska akoma trushkulur që besojnë se të jesh ortodoks, automatikisht je grek! Marrëzia shkon deri aty sa “privatizimi” i ortodoksisë dhe njëjtësimi me kombësinë nuk shtrihet për të gjithë ortodoksët e botës, sllavë apo etiopianë, po vetëm për shqiptarët! Kësisoj shpresohet se do të përshpejtohet vorioepirizimi i jugut të Shqipërisë.
Ngjan tepër ironike, një aventurë e çmendur ringjallja, investimi dhe shpallja e një “lufte” që ka dështuar me turp një shekull më parë! Panhelenizmi dhe megaliidhea kanë vdekur që në kohën e Venizellosit, që në luftërat ballkanike, kur gjysma e Shqipërisë u aneksua nga hordhitë greke e kur shqiptarët nuk kishin as ushtri, as diplomaci, as takat, as ndikim e as shtet që të përballonin furinë e andartëve që pushtuan jugun e Shqipërisë pa e aneksuar dot. Sidomos ortodoksët korçarë kanë qenë në ballë të kësaj beteje të fituar para 100 vjetësh me jo pak dëshmorë e dinjitet kombëtar. Të ishe filogrek në këtë kohë në Korçë ishe më keq se i një nëmur. Një dhespot nacionalist që provokonte korçarët për t’i bërë ata filogrekë u vra…Grekomanët nuk mbinë kurrë në Korçë, pavarësisht nga “investimet” financiare, ushtarake, diplomatike e fetare. Ortodoksët korçarë shkrinë jo vetëm pasurinë, po edhe jetën për identitetin e tyre shqiptar. Mjafton të lexosh publicistikën e kësaj kohe të të kuptosh se sa e vështirë dhe sa e shenjtë ka qenë kjo betejë e pabarabartë. Kurrë nuk kam dëgjuar të flitet greqisht në Korçë. Nuk ka korçar e kolonjar që nuk e di nga gjyshërit se andartët grekë kanë bërë masakra të pashembullta për të shuar vetëdijen, kishën dhe sidomos shkollën shqipe.
Duke e kthyer vështrimin pas, pyes veten: nëse Maqedoninë po e mbajnë pezull për shkak të emrit të Aleksandrit, ç’ndreqin kërkojnë grekët e sotëm nga Shqipëria? Mos duan të na pushtojnë e të ndryshojnë hartën? Nuk lipset shumë mend të kuptohet sa e pamundur është kjo, jo vetëm se jemi anëtarë të NATO-s, por edhe se ndërgjegjja kombëtare tek ne nuk është dobësuar, meqë tranzicioni i tejzgjatur përcillet herë pas here me ndonjë 2 prill, me 97-98, me Gërdec apo edhe 21 Janar! Një gen që nuk u asimilua për disa mijëvjeçarë, kur njëlloj si hebrenjtë nuk kishim as shtet, nuk mund të shuhet në kushte normale të demokracisë, lirisë dhe evropianizimit! Se, edhe sikur jo disa qindra, po edhe disa mijëra qytetarë fukarenj të pranojnë kombësinë greke për të mbijetuar, meqë e lejoka një ligj antikombëtar i miratuar nga Kuvendi, shqiptarët nuk do të helenizohen e as do të serbizohen! Këto synime kanë vdekur përfundimisht një shekull më parë! Të konvertuarit e sotëm me dhunë apo me joshje, nesër poshtërimin do ta shpërblejnë me anti-helenizëm, sa të kapërcejnë “lumin” e varfërisë e të denigrimit racist. Në të vërtetë histeria helenizuese jo vetëm te popullsia çame lind një frymë anti-greke, si një shtysë e pashmangshme vetëmbrojtjeje, reagimi dhe dinjiteti. Po të përdorin nacionalistët shqiptarë të njëjtën gjuhë, do të dalin nesër të kërkojnë jo vetëm Çamërinë, po kufirin deri në Prevezë! Këtë nuk e kanë kuptuar ithtarët e megaliidhesë, as një shekull më parë as sot, në kohën e Europës së Bashkuar. Tani që pengesa e vizave ra, ndërsa pasojat e krizës greke kanë për të sheshuar edhe dallimet materiale mes shqiptarëve dhe grekëve, nuk ka për të pasur as pabarazi e as komplekse mes më të fortit dhe më të dobëtit, mes fakir-fukarait refugjat e afendikoit…Pikërisht se ka ndryshuar me shpejtësi raporti i pabarazisë, qarqet e sotme nacionaliste greke ngulmojnë të ringjallin sa më shpjet kufomën e “Vorio-Epirit”…Kjo megalomani nuk i le të pyesin veten: në një situatë të nesërme, kur të rrethuar me shqiptarë, turq, maqedonas, rumunë e bullgarë të barabartë, qytetarë të BE-së, kur ekonomikisht këta popuj të jenë më mirë se grekët, si do të ndihen nesër grekët?
Ne vërtet jemi të zhgënjyer, të lodhur e të rraskapitur, por nuk jemi të tillë ngaqë jemi shqiptarë, por ngaqë kemi një klasë politike të pandërgjegjshme e të papërgjegjshme që nuk ngjall atdhedashuri e shpresë, madje nuk e ka për gjë të miratojë edhe ligje që mundësojnë ndryshimin e kombësisë me vetëdeklarim, ligj që nuk e ka asnjë vend normal. Nëse grekët kanë një klasë politike që e nxori vendin në ankand, gjë që po rrënon Greqinë e mitin e saj, ne kemi krerë që për të mbetur në pushtet, mund të falin Shën Naumin apo kufirin detar. Por nuk janë, jo, nuk janë shumica e shqiptarëve të tillë: pa dinjitet kombëtar, pa histori, pa kujtesë, pa emër e pa shpresë! Pavarësisht theqafjeve, ky shekull po punon për kombin shqiptar, i cili ka për t’u forcuar, qoftë edhe “për inat të shqiptarëve”, si ka pas thënë një shqiptar i shquar. Sot ne jemi të vetmit që kemi dy shtete. Nesër shqiptarët do të luajnë rol jo vetëm elektoral, por edhe ekonomik në rajon, në Greqi, Itali, Maqedoni e Mal të Zi, ndonëse, hë për hë, ky funksion nuk po mbrothësohet, ngaqë shqiptarët e Shqipërisë, e, pas tyre edhe të diasporës janë të përçarë për faj të sherr-politikës dhe mendësisë së trashëguar nga totalitarizmi: secili për vete, Zoti për të gjithë! Për këtë arsye ne ndihemi ende të dobët e nuk funksionojmë si komunitet i mirë-organizuar e i vetëdijshëm për fuqinë e mundësitë reale si komb. Mbi këtë defekt ngrihet nepsi dhe oreksi grek. Afërmendsh, strategjia greke nuk kërkon një pushtim të nesërm me luftë, por me propagandë fetare, diplomatike, kulturore për të mbërritur te qëllimi final: filogrekët e grekomanët konvertuar të votojnë nesër për një parti filogreke. Falë ndryshimeve kushtetuese një parti e tillë ka për të luajtur rolin e një LSI-je (greke) me partinë fituese, me atë parti që si PD-ja e sotme nuk do të ketë kaluar cakun e mbi 50% të votave. Athina zyrtare shpreson se përveç shumicës së bankave, telefonisë celulare, furnizimit me naftë, ushqime, energji, fasoneri, etj, të cilat varen nga firmat greke, kësisoj do të shtjerë në dorë jo pjesërisht, (si sot!), po tërësisht çdo qeveri të nesërme shqiptare. Ky synim i “strategjisë” greke do të realizonte një “pushtim demokratik”, të butë, pa ushtarë, pa luftë, pa bujë, pa zhurmë, për të cilin as NATO, BE dhe SHBA nuk do të kishin vërejtje, ose “ankesë”. Ja një arsye më tepër për ta shpallur konsullin grek non grata! Natyrisht jo për të ndëshkuar konsullin, këtë nëpunës të mjerë është, por për t’i vënë kufirin te thana kësaj politike djallëzore primitive që mban Ballkanin një fuçi baroti!