Kercen Prifti nga belaja
Para nje viti kur u publikua deklarata e pasurise se ish-ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes pasuri kjo ne shifra vertete marramendese opozita u hodh ne sulm frontal ndaj prokurorise qe spo niste hetimin per kete dosje. Pasuria e ministrit Prifti ne vlerat e 1.8 milione eurove ishte vertete e dyshimte dhe do te ishte e pafalshme nga ana e prokurorise te mos niste hetimet rreth kesaj ceshtje. Kjo edhe per faktin se nga kontrollet e Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive rezultoi se Dritan Prifti e ka krijuar pasurine e tij ne baze te veprimeve te paligjshme. Por nese ILDKP do te deklaronte fare qarte se ky institucion ka krijuar dyshime te arsyeshme se nga ana e subjektit dhe nga personi i lidhur me te bashkeshortja znj. Meri Prifti jane kryer veprime te kunderligjshme ne menyren e krijimit te pasurive ne rastin e rritjes se perqindjes se aksioneve ne FORTIS 2 sh.p.k pa dhene asnje kontribut real ne vlere apo ne natyre pervec kapitalit fillestar si edhe ne realizimin e kontrates se shit-blerjes se aksioneve ne kete shoqeri organi i prokurorise nuk ndermori hetime serioze dhe te menjehershme per ta vene Priftin para pergjegjesise ligjore. Asokohe vete Prifti nisi komunikimin me batuta dhe ironizime bajate per zoterimin e disa aksioneve ne nje kompani private te cilat i kishte shitur ne momentin kur iu besua posti i zyrtarit te larte pasi aksionet private perbenin konflikt interesi.
Pas nje viti do te duhej videoja e hajduterise qe kjo prokurori te nise procedurat e heqjes se imunitetit te deputeti Prifti per ta marre ate nen hetim per aferat e tij korruptive. Vetem nje e njezetepesta pjese e kesaj afere zbulohet nga pamjet shokuse qe ekspertet amerikane kane gjetur ne te njejten video kasete ku ish-ministri Prifti kishte pergjuar kreun e LSI-se Ilir Meta. Ne kete video jane te regjistruar dy persona njeri nder te cilet eshte ish-ministri i METE-s deputeti i Kuvendit te Shqiperise Dritan Prifti dhe tjetri eshte ish-zevendes ministri i METE-s shtetasi Leonard Beqiri te cilet ndajne mes tyre nje shume parash prej rreth 70 mije euro.
Ne akt-ekspertimin e kryer nga specialistet e huaj thuhet se videoja e transmetuar publikisht eshte gjysma e permbajtjes se saj te vertete. Pjesa e fshehur e videos eshte zbuluar ne laptopin e Dritan Priftit te cilin ai e dorezoi ne Prokurori pak kohe me pare. Megjithese Prifti e kishte fshire materialin ai eshte rikuperuar nga ekspertet e huaj te cilet kane asistuar ne kete ceshtje. Zbardhjen e ketij skandali me se fundi e verteton edhe Prokuroria e Pergjithshme e cila sqaron edhe menyren e zbardhjes se video pergjimit nga ku ishte fshire nje pjese e regjistruar. Sipas saj nga ekspertimi teknik i provave materiale ka rezultuar se ne to ekziston edhe nje video tjeter e cila ishte fshire dhe eshte rikuperuar nga eksperti i huaj.
Por edhe ne kete rast njeriu qe u keqperdor skajshem nga lidershipi socialist madje duke sherbyer si kale i betejes se tij te 21 janarit kunder institucioneve te shtetit hedh vickla edhe ndaj ekspertizes amerikane rreth video-skandalit te tij te permasave nderkombetare. Dritan Prifti deklaroi te shtunen se per te ishte surprize kerkesa e Prokurorise se Pergjithshme e cila i kerkoi Kuvendit autorizim per ndjekjen e tij penale. Prokuroria dyshon se eshte bere korrupsion pasi ka pare nje video te re te regjistruar nga vete une si video e Ilir Metes. Kush e beson qe une do filmoja veten duke bere korrupsion deklaroi Prifti njesoj sikur te kishte te bente me nje ftese per dasme dhe jo per zbardhjen e nje afere tejet te piste Ne kete rast thenia proverbiale kercen prifti nga belaja merr kuptim te shumefishte. Kjo edhe per faktin se njeriu cimke qe se fundmi eshte rikthyer me buje ne tryezen e lidershipit opozitar deklaron me mendjelehtesi se do ta kishte sqaruar lehtesisht situaten nese do i ishte bere nje thirrje e thjeshte per sqarim.
Per kete skandal kane reaguar me pergjegjesi drejtues te mazhorances se sotme nderkohe qe lidershipi opozitar ka heshtur. Duket qarte se Edvin Rames qe sipas Transparency International perfaqeson kryebashkiakun qe eshte ne krye te 3 vendeve me te korruptuara te globit per lejet e ndertimit me zbulimin e aferes Prifti i eshte zbehur monologu i radhes me refrenin e tipit Ja pse beteja jone do vazhdoje ne 18 shkurt e me tutje me demonstrata gjithnje e me intensive pa u ndalur paqesisht por vendosmerisht. Ate dhe sejmenet e tij deliri i pushtetit i ka tjetersuar shperfytyruar e denatyruar deri ne ate shkalle saqe vijojne duke e shitur genjeshtren per te vertete.
Kete bene edhe me video-skandalin Prifti duke e shfrytezuar ate per perfitime politike. Ne emer te luftes ndaj korrupsionit duke shfrytezuar si pretekst videon e hajduterise bijte e bllokut organizuan demonstraten e dhunshme te 21 janarit ku hodhen ne ofensive gjithe arsenalin e krimit te organizuar si kontigjent te kesaj opozite te inkriminuar gjer ne palce. Dhe cuditerisht kreu i organit te akuzes shqiptare ne vend te hetimeve te paanshme per te zbardhur te verteten snguroi te behet pale me organizatoret e sulmit ndaj efektivave te policise dhe institucioneve te shtetit.
Zullumi i Priftit tashme eshte trashur aq shume sa ska se ku te veje dhe sido qe ai hidhet dege me dege si shpeton dot ndeshkimit te ligjit. Por edhe prokuroria eshte po aq pergjegjese nga mosveprimi ne kohe ndaj aferave te tij korruptive. Madje sikur organi i akuzes te kishte vepruar ne kohe do te mund te ishte parandaluar edhe 21 janari pasi ai kurrsesi nuk do te kishte sherbyer si pretekst per nxitjen e revoltes nga lidershipi socialist.
Do te duhej te vinin ekspertet amerikane qe te zbulonin aferen korruptive te Dritan Priftit pasi prokuroria shqiptare ne vend hetimeve te megakorrupsionit te njeriut qe per te mos u zbuluar i perdori si ombrelle te dyja palet edhe mazhorancen edhe opoziten duke u rreshtuar here me njeren e here me tjetren u be sherbetore e zellshme e atyre qe e perdoren dhe po e perdorin kete monster. Dhe si te mos mjaftonte ky skandal kryeprokurorja e kapur tashme nga falangat e krimit perpara se te niste kerkesen ne Parlament per heqjen e imunitetit te Priftit ia shiti dosjen e tij medias afer lidershipit socialist. Kjo eshte nje prove tjeter e implikimit te saj ne ngjarjet e bulevardit sic e ka cilesuar ajo demonstraten e dhunshme te opozites me 21 janar. Kreu i organit te akuzes pervec paaftesise per te zbardhur aferen e paster korruptive te ish-ministrit Prifti hetimet ndaj te cilit duhej te kishin nisur qe kur se u deklarua pasuria e tij 1.8 miliarde euro po deshmon se eshte shume larg luftes ndaj korrupsionit qe perben nje nga sfidat me te medha te kohes sone nje sfide qe mund dhe duhet te perballohet.