Megan Fox shtatzënë

Aktorja Megan Fox dhe burri i saj Brian Austin Green janë duke pritur djalin e tyre të dytë.
Djali tyre i parë Noah më 27 shtator feston ditëlindjen e parë, ndërsa doktorët kanë konfirmuar se 27 vjeçarja Fox është shtatzënë me djalin e saj të dytë.
Një burim ka thënë për revistën “Touch Weekly’ se bukuroshja dhe aktori i “Anger Managment” “shtatzëninë e kanë zbuluar më herët këtë javë”, dhe ka shtuar se “Të dy janë të lumtur me lajmin”.
Ish-ylli i “Beverly Hills 90210” Austin Green ka pranuar se nuk e ka idenë se si ai dhe gruaja e tij do t`ia dalin me dy djemtë e tyre.
“Do bëj çdo gjë që pyet ajo dhe do i them po pa marr parasysh se çfarë thotë! Ajo po ia del mirë”, ka thënë ai.
Çifti filloi lidhjen në vitin 2004 ndërsa u martuan në qershor të vitit 2010./Indeksonline/