E Shtunë, 7 Nëntor 2026

Megaoperacioni “Territor i pastër”, Balla: Detyra e Policisë të vendosë para drejtësisë grupet kriminale

TIRANË, 12 maj /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përgëzoi sot Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për megaoperacionin “Territor i pastër”, ku u u asgjësuan 19 000 fidanë cannabis dhe u sekuestruan 2 000 fara kanabis.

Balla theksoi në një reagim se, ndërsa grupet kriminale mundohen të gjejnë forma të reja të trafikimit të lëndëve narkotike, detyra e Policisë së Shtetit është t’i zbulojë dhe vendosë para drejtësisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër finalizoi me sukses megaoperacionin kombëtar anticannabis të koduar “Territor i pastër”, si rezultat i të cilit, gjatë një jave, në territorin e qarkut Shkodër, u asgjësuan 19 000 fidanë cannabis dhe u sekuestruan 2 000 fara kanabis.

Ndërsa gjatë megaoperacionit kombëtar “Tempulli 2”, të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, u sekuestruan 97 kilogramë cannabis, në formë çokollate dhe boçeje.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›