E Shtunë, 31 Tetor 2026

Megaoperacioni për arrestimin e kriminelëve, në pranga 3 policë të implikuar

Në megaoperacionin e zhvilluar gjatë 3 ditëve në të gjithë territorin, janë arrestuar edhe tre efektivë policie, të implikuar në aktivitete ilegale. Ata janë  Ardit Gjyriqi, nga Tirana; Jasin Abduli, nga Saranda dhe  Bledar Koçi, nga Lushnja.

Ata akuzohen për veprat penale Shpërdorim detyre, Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.  Operacioni i koduar “Volvo 4” u shtri në 12 qytete dhe  janë goditur anëtarët e 4 grupeve të skeduara kriminale.

22 tetor 2018 ( gazeta-Shqip.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›