Megjithë masat e larta të sigurisë për olimpikët, shenohen raste dhune
Masat e shtuara të sigurisë të ndërmarra nga Kina gjatë lojërave olimpike pësuan një goditje qysh në ditën e parë pas një sulmi ndaj disa turistëve amerikanë dhe pytjeve të ngritura për një disident qe cilësohet i humbur.
Një sulmues kinez vrau të afërmin e një trajneri amerikan dhe plagosi një tjetër para se të vriste veten duke u hedhur nga një ndërtesë e lartë në Pekin.
Presidenti amerikan Xhorxh Bush i cili gjendet në Kinë tha se ky sulm ishte një rast i dhimbshëm.
Sulmet ndodhen megjithë masat e shtuara të sigurisë në Kinë për olimpikët ku janë angazhuar më tepër se 100 mijë policë dhe ushtarë.
Ndërkohë grupi kinez për mbrojtjen e të drejtave të njeriut tha se gruaja dhe vajza e disidentit të burgosur Hu Jia janë zhdukur dhe mund të jenë burgosur nga autoritetet kineze. Grupi thotë se nuk kanë kontakte me gruan e disidentit që nga 7 gushti, një ditë para se të hapeshin lojërat olimpike.
Edhe një grup për të drejtat e Tibetit tha se 5 anëtarë të tij, tre amerikanë, një kanadez dhe një gjerman protestuan në sheshin Tienanmen dhe janë burgosur nga autoritetet kineze.//IB