E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëhilli: Ligji i SHIH me standarde, Rama fondamentalist

Zëdhënësja e selisë blu, Erla Mëhill akuzoi Ramën se si një “fondamentalist i vërtetë sulmoi Institutin e Statistikave, të dhënat e të cilit kanë marrë vlerësime të jashtëzakonshme nga institucionet më serioze ndërkombëtare si FMN, BB-ja apo dhe nga institucione të tjera nga e mbarë bota”.

“Sot në Korcë, Edvin 2 K (Kristaq Kriza) u ngrit sërish kundër investimeve të mëdha të qeverisë në këtë rreth, autostradës Qafë Pllocë – Qukës dhe Boshtit të Jugut, vetëm e vetëm se e di mirë se këto investime rrënojnë të ardhmen e tij politike të bazuar në kriza imagjinare , në shpifje e trillime”, theksoi ajo. Për sa i përket ligjit të SHISH, Mëhilli u shpreh se Rama reagon pa e lexuar ligjin në fjalë.

“Partia Demokratike qartëson se çdo germë, çdo fjalë e çdo fjali rreth këtij ligji është marrë dhe pasqyron standardet më të mira të vendeve të NATO-s dhe BE-së”, tha Mëhilli. Në emër të PD-së, Mëhilli ftoi Ramën të dërgojë anëtarët e vetë në Komisionin Parlamentar të Sigurisë ku do të diskutohet ligji, dhe të paraqesë atje të gjitha vërejtjet që ka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›