E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, katërshja dënon ndërtimet e reja në Jeruzalem

Në një komunikatë të publikuar nga OKB-ja, katërshja për Lindjen e Mesme (SHBA-ja, Rusia, OKB-ja dhe BE-ja) bëhet e ditur gjithashtu se çdo akt i njëanshëm nga ana e njërës prej palëve nuk duhet të paragjykohet si rezultat i negociatave dhe nuk duhet të njihet nga komuniteti ndërkombëtar.

"Katërshja dënon vendimin e Izraelit për autorizimin e ndërtesave të reja në Jeruzalemin lindor'', thuhet në deklaratë. Katërshja vendosi të vëzhgojë nga afër zhvillimet në Jeruzalem dhe të rezervohet për marrjen e të gjitha masave shtesë që mund të kërkojë situata në terren.

Ajo theksoi gjithashtu se paqja arabo-izraelite dhe krijimi i një shteti palestinez të pavarur është në interes të palëve, gjithë shteteve të rajonit dhe komunitetit ndërkombëtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›