E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, qeveria miraton projektligjin për Bankën Qendrore

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala tha se ky projektligj do të ndikojë në forcimin e mëtejshëm të rolit dhe përgjegjësisë së Bankës Qendrore, në arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të sektorit financiar, në kontributin e rritjes dhe ruajtjes së stabilitetit të çmimeve vendore, dhe në mbështetjen e politikave të përgjithshme ekonomike të qeverisë së Kosovës.

“Ky draftligj për BQK-në do të ndikojë në forcimin e mëtejshëm të rolit dhe përgjegjësisë së Bankës Qendrore, në arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të sektorit financiar, në kontributin e rritjes dhe ruajtjes së stabilitetit të çmimeve vendore dhe në mbështetjen e politikave të përgjithshme ekonomike të qeverisë së Kosovës”, tha Shala.

Me projektligjin e BQK-së përcaktohet edhe mënyra e përcaktimit të bordit të drejtorëve, të bordit ekzekutiv, mënyra e dhënies apo revokimit të licencave për bankat, si dhe metodat e intervenimit në raste emergjente kur ndonjë bankë komerciale mund të ketë vështirësi. Ky projektligj pas miratimit nga qeveria do t’i dërgohet parlamentit për miratim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›