E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëhilli: Rama nxorri fakirët e komunizmit për të shpifur

Partia Demokratike reagoi sot pas akuzave të opozitës të drejtuara ndaj Berishës për krimet e komunizmit.
Zëdhënësja Erla Mëhilli, duke e vlerësuar si një pinjoll të bllokut komunist, akuzoi Ramën se nxorri tellallët e tij për të bërë shpifje të ulëta.
"çuditërisht sot në këtë ditë, Edvin Kristaq Rama nuk ndoti ambientin me zërin dhe fytyrën e Xheli Gjonit junior, as me atë të Hamit Beqes junior, as me atë të Sulejman Bushatit junior, pasi "ekipi shpresa i PPSH" duket se sot është fshehur", theksoi ajo.
Më tej, Mëhilli shtoi se "Edvin Kristaq Rama zgjodhi që ndotjen e rradhës ta kryente me zërin dhe fyturën e një fakireje, e cila vendin e saj në PS, po e siguron duke vazhduar kacavjerrjen e paraardhësve të saj të pasuksesshëm". Partia Demokratike, vijoi Mëhilli-thekson se është koha që të kërkoni ndjesë për krimet e etërve tuaj, e jo t'i mbuloni ato me shpifje dhe trillime me të cilat faktoni se ndani moralin c'njerëzor të paraardhësve tuaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›