E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet e komunizmit, PS: Berisha të tregojë për mjekët e zhdukur

Partia Socialiste bëri akuza direkte sot në adresë të kryeministrit të vendit Sali Berisha në lidhje me persekutimet politike gjatë regjimit komunist si dhe me hapjen e dosjeve.
"Jam shumë dakord me ata që thonë kush ka kryer krime në të shkuarën, duhet të largohet nga jeta publike, prandaj kam një pyetje për Sali Berishën: A nuk është koha zoti Sali, që shqiptarët ta dinë të vërtetën e internimit të dy mjekëve të pafajshëm, burrë e grua, që ju personalisht, si Sekretar i Partisë së Enver Hoxhës, i persekutuat deri sa përfunduan në kamionin e Degës së Brendshme me gjithë plaçkat e shtëpisë?!", është shprehur deputetja socialiste Ermonela Felaj.
Ky reagim vjen pas deklaratave të Berishës dhe drejtuesve e përfaqësuesve të tjerë të maxhorancës, për ngritjen e Institutit të Kujtesës Kombëtare që do të hetojë persekutimet politike gjatë regjimit komunist pavarësisht se Gjykata Kushtetuese anuloi ligjin për hapjen e dosjeve dhe largimin nga jeta publike të bashkëpunëtorëve të sigurmit.
Kryeministri Berisha ka deklaruar dje se shteti do të shpërblejë financiarisht të gjithë ata që japin informacione për zbardhjen e krimeve të regjimit komunist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›