E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet me thikë një 22-vjeçar në Kamëz

Një 22-vjeçar ka gjetur vdekjen pasditen e sotme në Kamëz. Policia e cila është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes, bën me dije se viktima është qëlluar me thikë nga një ose disa persona të tjerë, duke gjetur vdekjen nga humbja e sasisë së madhe të gjakut.
Krimi sipas disa dëshmitarëve ka ndodhur në afërsi të Universitetit Bujqësor të Kamzës, ku pasi është qëlluar me thikë ka gjetur vdekjen shtetasi Albert Ndrecaj 22 vjeç. Policia ka nisur hetimet për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, megjithatë hetuesit janë ende të rezervuar në informacionet mbi krimin.
Grupi i hetimit ka pohuar se ka një person të dyshuar për vrasjen, i cili është identifikuar nga dëshmitarët si autori që mund të ketë qëlluar viktimën me thikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›