E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëhilli: Rama "kryetar kutie", ka harruar bashkinë

Partia Demokratike akuzoi sot kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama se nuk po përmbush detyrimet si i zjgedhur në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Zëdhënësja Erla Mëhilli tha se "jo faj i qeverisë, Rama ka vendosur të punojë "full time" Kryetar Kutie, e herë pas here "part time" Kryetar Bashkie".
"Jam këtu për të përshëndetur faktin se sot pas 72 ditësh, më në fund Edvin Kristaq Rama doli para mediave në përmbushje të një detyrimi bashkiak duke treguar rindërtimin e një lulishteje me disa metra katror sipërfaqe", tha zëdhënësja e PS.
Sipas saj, Rama gajasi ata 5-6 punonjës të Bashkisë, të maskuar si qytetarë, kur u tha se lulishten po e ndërton, por po e pengon qeveria.
Sipas zëdhënëseses së Partisë Demokratike, prej kohësh zoti Rama ka vendosur me vullnetin e tij që të jetë "full time" Kryetar Kutie, e herë pas here "part time" Kryetar Bashkie, e për këtë nuk e ka fajin qeveria.
"Gjatë qeverisjes së kësaj mazhorance, buxheti i Bashkisë së Tiranës është rritur me disa fish, dhe këtë qytetarët e kryeqytetit e dinë mirë, ashtu sikurse dinë mirë edhe faktin, se pozicioni i Kryetarit të Bashkisë është vakant, për shkak të refuzimit të zotit Rama për të kryer detyrën.
Por një gjë është sigurt se vetëm ikja dhe largimi i tij do ti hapë rrugë zhvillimit të kryeqytetit", thuhet në deklaratë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›