Masakra e Devollit, Kuliçi: Hetim policëve të Korçës

SHKB-ja do të hetojë punonjësit e policisë së Korçës për masakrën e Vidohovës. Kështu i është përgjigjur pyetjes së "Ora News" zv drejtori i policisë së shtetit Agron Kuliçi në lidhje me pretendimet e babait të tre vellezërve të vrarë se policia i neglizhoi kërcënimet.
Ndër të tjera zv.drejtoi Kuliçi ka pohuar se shumë shpejt edhe vrasja e deputetit të PS-së Fatmir Xhindi do të ketë emrin e një autori.
Por nuk la pa përmendur edhe masakrën e Durrësit ku humbën jetën tre persona Luan dhe Ani Curri si dhe Edmond Shemsi. Kuliçi pohoi se policia ka punuar intesivisht për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.