Mëhilli: Rama sulme ndaj Partisë Popullore Evropiane
“Partia Demokratike e Shqipërisë, dënon sulmet dhe shpifjet e ulta të punistëve të rinj ndaj Partisë Popullore Europiane, partisë që grupon sot partitë në pushtet në Gjermani, Francë, Itali dhe shumicën e vendeve anëtare të BE-së, si sulme të frymëzuara fund e krye nga trashëgimia hoxhiste”, tha Erla Mëhilli, zëdhënëse shtypi pranë partisë më të madhe në qeveri. Zëdhësësj u shpreh se këto parti ndërtuan Evropën dhe bënë të mundur “shembjen e Murit të Berlinit dhe rrëzimin e diktaturave komuniste në Europë, ndër të cilat edhe pushtetin barbar komunist të Xhelil Gjonit, Sulejman Bushatit, Hamit Beqes, Kristaq Ramës etj. Sipas saj, në Partinë Popullore Evropiane, kombi shqiptar dhe Shqipëria ka miqtë e saj më të mëdhenj.