E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha po vë nën kontroll SHIK-un

“Kryeministri i votave të vjedhura na e bëri të qartë se kërkon të deformojë e të vërë nën kontroll edhe Shërbimin Informativ Kombëtar, duke e maskuar këtë përpjekje pas gjoja nevojës për ndryshime e reforma”, tha deputetja Shega Ligori. Ajo shtoi se ky vendim do të ketë pasoja për demokracinë e brishtë shqiptare. “Partia Socialiste nuk mund të lejojë që një institucion kaq i rëndësishëm të shndërrohet në një vegël të qeverisë, prandaj do ta kundërshtojë me forcë këtë përpjekje të fundit të kryeministrit, e cila përbën një arsye më shumë për të kërkuar largimin e Sali Berishës”, vijoi deputetja socialiste.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›