“Mehmeti përdorte sigurimin për të ndihmuar familjarët e bllokmenëve të dënuar”
• ‘Me urdhër të Mehmet Shehut, Sigurimi i Shtetit krijonte fshehtas rrethana lehtësuese për familjarët e puçistëve dhe sabotatorëve të dënuar.Afrim ImajMadje, mjaft syresh i riktheu në profesionet e tyre mjekë, laborantë e inxhinierë, në qytetet e mëdha” E veja e ish-kryeministrit ka rezervuar dëshminë e panjohur për të goditur në procesin gjyqësor të gushtit ’83, krerët kryesorë të policisë së fshehtë, që kanë bashkëpunuar prej vitesh me bashkëshortin e saj. I pari që bie viktimë e këtij sulmi është Feçor Shehu, për të cilin Fiqretja thotë, se në mjaft raste është interesuar drejtpërdrejt dhe në rrugë tinëzare për të krijuar kushte normale për familjet e puçistëve dhe sabotatorëve të dënuar. Në ballafaqimin me të kalojnë momente të tëra dhe pikërisht kur nuk vërtetohet asgjë, gruaja e ish-kryeministrit nis të godasë një tjetër bashkëpunëtor të së shoqit, madje këtë radhë me fakte konkrete. Llambi Peçini, sipas saj, duke spekuluar me funksionin që kishte në krye të Sigurimit të Shtetit është përdorur nga Mehmet Shehu për të sjellë në qytet, gruan dhe vajzën e njërit prej ish-ministrave të dënuar për sabotim në ekonomi, me punë në profesionin e tyre, mjeke e laborante në qytet. Në deponimin e të vesë së ish-kryeministrit rreshtohen me emra disa familjarë të puçistëve e komplotistëve të dënuar nga Partia (emrat e tyre gazeta rezervon t’i bëjë publike, thjesht për arsye humane), të cilët janë tërhequr nga vendi i internimit dhe janë sistemuar me punë komode në qytet. Më tej, rrëfimi i Fiqrete Shehut vijon me dialogët e tensionuar me Feçor Shehun, për kushtet në të cilat është bërë fejesa e djalit të saj me një vajzë, me biografi të keqe. Gruaja e Mehmetit bën të ditur për trupin gjykues se një lidhje e tillë ka qenë një zgjedhje e agjenturës amerikane nëpërmjet Fiçor Shehut...FEÇOR SHEHU: Në vitin 1971, kjo thotë që unë i paskam çuar Mehmet Shehut një informatë për një grup të kryesuar nga Beqir Balluku në ushtri. Dhe ai e dinte këtë, por mua nuk ma tha për arsye se ia shpjegoi Kadri Hazbiut. Tashti dy pyetje bëj unë. Fiqretja këtë nga e di, e di nga Mehmet Shehu, unë nga e mora këtë informatë, ku është kjo informatë, ç’u bë kjo informatë. Se unë vetë këtë informatë nga qielli për Ministrinë e Brendshme, nuk e mora. Ç’u bë kjo informatë. Ku është kjo informatë?ARANIT ÇELA: Di ndonjë gjë ti për këtë që thotë ky?FIQRET SHEHU: Unë di këtë, që Feçor Shehu ka qenë në Sigurimin e Shtetit dhe punonte dhe me Sigurimin e Ushtrisë dhe di që Mehmet Shehu më tha që ka ardhur Feçori, më tha këtë çështje për të cilën ia kishte thënë më parë dhe agjentura e huaj...FEÇOR SHEHU: Po kjo informatë ç’u bë?FIQRET SHEHU: Atë nuk e di unë, nuk jam marrë me Ministrinë e Brendshme ndonjëherë, atë e di Feçor Shehu...FEÇOR SHEHU: Nuk e di ti, ti vetëm sa i hedh këto...FIQIRET SHEHU: Po, atë e di Kadri Hazbiu dhe Feçor Shehu, njëri ministër tjetri zëvendësministër... ARANIT ÇELA: Ai do atë, nga e mora unë thotë...FIQRETE SHEHU: Nga e mori ai, e mori në legatën jugosllave dhe zbuluesi që ishte këtu, siç i merrte dhe herë të tjera. Me ndërmjetësinë e kujt nuk e di. Por ai më ka sjellë këtë detyrë. Që tashti që doli revizionizmi sovjetik, rrezik më i madh është revizionizmi sovjetik. Prandaj duhet zhvendosur sulmi nga lufta kundër revizionizmit, në agjitacion e propagandë që do të bëja unë, meqë isha dhe sekretare e propagandës, të punoja me elementë të ndryshëm, në mënyrë të kamufluar natyrisht, që duhet zhvendosur sulmi nga lufta kundër revizionizmit jugosllav në atë kundër revizionizmit sovjetik që ishte më i rrezikshëm. Në vazhdim të kësaj, shpjegova ato dy momente që kanë të bëjnë me Kadri Hazbiun...ARANIT ÇELA: Mirë, më tutje, pyetje Feçor Shehu...FEÇOR SHEHU: Kam një pyetje, thotë që unë di që procesin e sabotatorëve e procesin e komplotistëve në ushtri, është manipuluar nga Kadri Hazbiu e Feçor Shehu. Kadri Hazbiu të përgjigjet vetë, nuk e di unë, unë di timen. Çfarë manipulimi kam bërë unë, di ndonjë gjë ti? Çfarë manipulimi konkretisht?FIQRET SHEHU: Unë thashë që manipulimi është bërë në këtë mënyrë, qysh në zgjedhjen e hetuesve, në porosinë e hetuesve që po të thonë për ndonjë kuadër të mos hidhni baltë mbi kuadrot, kufizoni, jepni llogari duke ngritur edhe zërin, bile ishin porositur hetuesit që fol çfarë ke bërë vetë e çfarë ke bërë me Hiton e me Petritin domethënë, me njerëzit që ishin arrestuar ose me njerëzit e kastës. Në këtë formë sikurse dhe pastaj me familjet e tyre që janë porositur edhe Feçor Shehu edhe Llambi Peçini edhe nga Mehmet Shehu direkt, që të kenë kujdes për sistemimin në punë, për sistemimin me strehim etj. Por të mos dilnin jashtë kuadrit të personave të arrestuar dhe që ishin prekur dhe goditur nga Partia si kastë...FEÇOR SHEHU: Një herë kjo nuk është absolutisht e vërtetë në kuptimin se në implikimet e procesit, siç e dini i nderuari kryetar, nuk është përqendruar vetëm, nuk janë implikuar ata, por janë implikuar me dhjetëra e me qindra njerëz të tjerë dhe këto janë dokumente të gjalla të KQ...FIQRET SHEHU: Puna ishte që mos të implikoheshin njerëz nga të organizatës sonë, që po të dilte, të fshihej si Mehmet Shehu, Feçori, Kadriu etj...FEÇOR SHEHU: Epo këtu ka dhjetëra hetues që nuk e konfirmojnë një gjë të tillë se me hetimin janë marrë hetuesit dhe jo unë...FIQRET SHEHU: Hetuesit qenë porositur...FEÇOR SHEHU: Ë, hetuesit. Asnjë hetues nuk e pranon një gjë të tillë...ARANIT ÇELA: Mirë, tjetër...FEÇOR SHEHU: Lidhur me çështjen e familjeve. A e di Fiqretja që kur internohen njerëzit, organet e brendshme interesohen dhe e kanë për detyrë funksionale të interesohen për shtëpi, për punë, për të gjitha dhe në këtë kontekst është edhe interesimi për shtëpi dhe për punë për fëmijët e tyre, apo nuk e di…FIQRET SHEHU: E di, edhe unë e thashë duke përdorur format e sigurimit punonin edhe për të kryer detyrat armiqësore. Bile, jo vetëm, por dhe në rastin tonë çështja ishte që pa arritur mirë ne, erdhi njeriu të interesohej për ne, kur pas disa ditësh ne u arrestuam, unë edhe Skënder Shehu…FEÇOR SHEHU: Ajo është kombinacion i sigurimit dhe ti nuk e di atë. Po problemi është këtu, që cila nga familjet e komplotistëve është çuar në punë të rehatshme. Di gjë ti…FIQRET SHEHU: Di një rast…FEÇOR SHEHU: Një rast, edhe nga ky nxjerr konkluzion…FIQRET SHEHU: Jo, jo, di një që mund ta them këtu…FEÇOR SHEHU: Të tjerat i di mënjanë…FIQRET SHEHU: Mos bëj insinuata, i lutem trupit gjykues insinuata të mos bëjë. Mënjanë nuk kam bërë aspak, por i kam thënë përpara hetuesve në seancat hetimore...FEÇOR SHEHU: Di ndonjë gjë tiFIQRET SHEHU: Di për V.NJ., i është urdhër këtij Llambi Peçinit që t’i jepej e drejta të ushtronte detyrën si mjeke nga Mehmet Shehu...FEÇOR SHEHU: Këtu është Llambi Peçini, i ka thënë Feçori...ARANIT ÇELA: Tashti për atë e ka thënë edhe Kristofor Mërtiro...LLAMBI PEÇINI: Jo, jo është për K.KA, ndërsa për Verën është dhënë urdhër nga Mehmet Shehu dhe jo mua, por Komitetit Ekzekutiv që të vihet doktoreshë...FEÇOR SHEHU: Mehmet Shehu nuk është Feçor Shehu...LLAMBI PEÇINI: Ndërsa për të bijën e V.NJ., përsëri urdhri ka ardhur nga Mehmet Shehu nga kryeministria, kur kryeministër ishte tradhtari Mehmet Shehu edhe që ajo u bë laborante dhe urdhrin e ka marrë direkt Komiteti Ekzekutiv. Ndërsa unë si Llambi, unë e kam ngritur edhe në Komitetin e Partisë së degës dhe në degë edhe në Komitetin e Partisë së rrethit e kam ngritur që pse V.NJ., i bëhet ky privilegj...ARANIT ÇELA: Mirë, tjetër Feçor...FEÇOR SHEHU: Meqë këtu Fiqretja ngriti se unë qenkam protagonist i fejesës bashkë me Mehmet Shehun që në vitin 1979 të Skënderit me Silva Turdiun. Në qoftë se është kështu, si e shpjegon Fiqretja që në parti vetë kjo ka folur krejt ndryshe nga ç’kam folur unë në Parti lidhur me këtë çështje. Se në qoftë se ka marrëveshje, atëherë këto nuk mund të jenë kontradikta...ARANIT ÇELA: Kur ka folur në Parti kjo...FEÇOR SHEHU: Kur ka shpjeguar çështjen e fejesës, kjo ka bërë autokritikë edhe unë kam bërë autokritikën time dhe është krejt ndryshe...ARANIT ÇELA: Po, po është krejt ndryshe, as që diskutohet...FEÇOR SHEHU: Atëherë si shpjegohet...FIQRET SHEHU: Unë nuk e di se çfarë autokritikë ka bërë Feçor Shehu...ARANIT ÇELA: U the atje në parti ti që kjo është bërë me porosi të agjenturës së huaj...FEÇOR SHEHU: Jo, jo në atë kuptim i nderuari kryetar, por në kuptimin e procedurës se si u bë dhe kur u bë...ARANIT ÇELA: Atë nuk e tha as në hetuesi në fillim ajo me sa shikojmë këtu në proces. Edhe në hetuesi në fillim nuk e ka thënë...FEÇOR SHEHU: Edhe pastaj ka evoluar...FIQRET SHEHU: Po edhe në hetuesi unë nuk i kuptova gjërat qysh në fillim...FEÇOR SHEHU: Si qëndron çështja kur Mehmet Shehu më tha mua atje përpara se Fiqretja dhe Mehmeti ishin, që shiko ky është vetëm një mendim, nuk ka bërë asnjë hap djali për çështjen e fejesës, prandaj do ta gjykoj unë dhe Fiqretja këtë çështje. Atëherë si e shpjegon në qoftë se është e vërtetë kjo, a nuk është kjo një kontradiktë thelbësore me atë që ne e paskemi që në vitin 1979...FIQRET SHEHU: Unë e thashë që thirrja në korrik ‘81, siç më tha Mehmet Shehu, më tha në 2-3 dhjetor, kjo ishte bërë prej kohësh, thirrja në korrik e Feçor Shehut u bë pikërisht për t’u vënë në dijeni unë që kështu është gjendja dhe për të mos kundërshtuar unë, prandaj dhe i dha ato pikëpamje, që kam shpjeguar hollësisht para trupit gjykues se ky vetë ndante 4 persona nga të tjerët në të cilën rashë edhe unë dhe dhashë aprovimin. Kurse për këtë çështje më ka folur në 2-3 dhjetor kur shkroi letrën, që më tregoi të vërtetën për fejesën, për kurdisjen, duke më thënë që ishte porosi amerikane, duke ditur këtë fakt edhe Feçor Shehu...FEÇOR SHEHU: Po mirë, në qoftë se qenka kështu, kjo që është ndihmësja e Mehmet Shehut në tërë këtë veprimtari armiqësore, si është e mundur që nuk di këtë moment edhe i paskam bërë unë kombinacion bashkë me Mehmet Shehun në kurriz të saj për çështjen e fejesës...FIQRET SHEHU: E kam shpjeguar këtë edhe përpara trupit gjykues edhe në seancat e ndryshme hetimore, që si nënë deri në momentin e fundit mua m’u mbajt e fshehtë kjo çështje. Edhe kur e mora vesh, i kam dhënë përgjigjen, e kam shpjeguar hollësisht përpara trupit gjykues...ARIANIT ÇELA: Si nënë, domethënë e dhimbshme, ai e ka pasur rëndë t’i thotë direkt...FEÇOR SHEHU: Po kjo nuk ka qenë dakord për këtë fejesë, nuk ka qenë dakord kjo...FIQRET SHEHU: Si detyrë e agjenturës dhe qysh në ‘79...FEÇOR SHEHU: Po kjo ishte agjente vetë. Si është e mundur që nuk e di...ARANIT ÇELA: Po ja thotë, si nënë nuk më ka thënë mua...FIQRET SHEHU: Edhe ti je agjent, kështu që...FEÇOR SHEHU: Unë agjent, ca më pak…ARANIT ÇELA: Ke pyetje tjetër Feçor...FEÇOR SHEHU: Po unë nuk e mora përgjigjen…ARANIT ÇELA: Po ja e thotë ajo, si nënë, ai domethënë e ka mbajtur megjithëse agjenti nuk ia ka thënë...neser do te lexoniSi u fsheh nga biografia e të fejuarës së djalit të Mehmetit, qëndrimi politik i Arshi Pipës, dajës së saj.Dëshmia e Fiqretes për një raport të panjohur të sigurimit të Shtetit, për sjelljet e pahijshme të djemve të saj.E vërteta e takimit të Feçor Shehut me Mehmetin, më 2 dhjetor '81 dhe procedurat e fshehta për të sjellë me urgjencë nga Suedia, Skënder Shehun.Cilat ishin mesazhet që shkëmbente te berberana e Dajtit, zbuluesi sovjetik me statusin e diplomatit bullgar në TiranëA është e vërtetë që Kadri Hazbiu, vizitoi Mehmetin mbrëmjen e 17 dhjetorit '81, në vilën e tij.