E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtimorja, të gjitha vendimet duhet të kalojnë te kryeinspektori

• Të gjitha vendimet e marra nga inspektori ndërtimor më parë duhet të marrin “Ok” nga kryeinspektori për t’u vënë në zbatim.Qeveria ka miratuar vendimin, sipas të cilit kryeinspektori i ndërtimores do të kalojë në sitë të gjitha vendimet e marra nga varësit e tij. “Inspektorët e degëve janë në varësi të inspektoratit ndërtimor e urbanistik kombëtar dhe të gjitha vendimet e marra prej tyre përcillen pranë kryeinspektorit, i cili ka kompetencë t’i miratojë ato ose jo”, thuhet në vendimin e miratuat dje. Gjithashtu numri një i këtij institucioni ka të drejtë të emërojë dhe të shkarkojë nga detyra vartësit e tij. Ky inspektorat është në varësi të Ministrisë së Transporteve dhe emërimi i kryeinspektorit kryhet nga kreu i qeverisë, por propozimi për emërimin e tij vjen nga ministri i Transporteve. Me miratimin e këtij vendimi, inspektorët do të kontrollojnë zbatimin e standardeve në fushën e ndërtimit, urbanistikës, rezervave ujore në të gjithë vendin. Për këtë projekt të ri, Ministria e Financave dhe ajo e Drejtësisë kanë kërkuar që të hiqet pika 8 e këtij projektvendimi, pasi është e përcaktuar në ligj që inspektorati ndërtimor e urbanistik kombëtar është institucion buxhetor me statusin e personit juridik në varësi të Ministrisë së Transporteve.  Ku shtrihet veprimtaria e inspektoratit Dega e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik, Tiranë;Dega e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik, Vlorë;Dega e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik, Sarandë;Dega e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik, Korçë;Dega e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik, Kukës;Dega e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik, Shkodër;Dega e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik, Gjirokastër;Dega e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik, Durrës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›