E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas shtatzënës mjekët grekë “vrasin” futbollistin shqiptar

• Pas gruas shtatzënë, një tjetër shqiptar ka rënë viktimë e trajtimit të papërgjegjshëm të mjekëve grekë. Asllan Nela, futbollist, është viktima e dytë e diagnozës së gabuar.SHPRESA DINE / SARANDE21-vjeçari ka vdekur dy ditë më parë në një nga spitalet e Athinës.Mjekët grekë vranë 29-vjeçaren shqiptare Antoneta Isaraj gjatë lindjes së dy fëmijëve binjakë në spitalin e Athinës.ANTONETA Akuza vjen nga të afërmit e viktimës, që humbi jetën shtatë ditë më parë në Greqi gjatë lindjes së dy fëmijëve, të cilët mbetën jetimë pas ngjarjes tragjike. Ata që akuzojnë mjekët grekë, megjithatë nuk janë vetëm të afërmit e gruas shqiptare, por edhe specialistët helenë në Athinë. Në spitalin e Athinës është hartuar një raport paraprak mjekësor, në të cilin thuhet se gruaja shqiptare humbi jetën gjatë lindjes për faj të veprimeve të gabuara të mjekëve të spitalit të Samosit. Ky raport, tashmë ndodhet në duart e Prokurorisë vendase, e cila mësohet se ka filluar hetimet për vdekjen e 29-vjeçares shqiptare. Trupi i saj i pajetë mbërriti dje në atdhe. Antoneta Isaraj është përcjellë në banesën e fundit nga familja, të afërmit dhe banorë të qytetit të Sarandës. Mes tyre binte në sy Thanas Gjika, bashkëshorti i viktimës, i cili tregon momentet e fundit të ndarjes me gruan dhe nxitimin e mjekëve grekë për realizimin e lindjes. "Gruaja mbeti shtatzënë në mars 2007, kaloi një periudhë të qetë dhe pas konsultës me mjekët grekë mësuam se data e lindjes ishte 10 dhjetor. Më 7 dhjetor ajo pati dhimbje dhe kriza", tregon bashkëshorti i viktimës. Sipas tij, mjekët i kishin thënë se gruaja ishte në gjendje të rëndë dhe se duhej të lindte patjetër. "Po atë ditë, ajo u shtrua në sallën e operacionit. Kur hyri në sallë, sikur ta parandiente, kërkoi të më shihte, por nuk më lanë. Pas operacionit mora vesh se dy binjakët kishin lindur normalisht, ndërsa Antoneta ka pasur komplikacione. Dhjetë minuta më pas erdhi mjeku dhe duke më ngushëlluar më tha se gruaja ime kishte ndërruar jetë", tha Thanas Gjika. Ai tregoi edhe historinë si ka emigruar në Greqi bashkë me gruan e tij, e cila humbi jetën në spital një javë më parë. "Në vitin 1997, pas trazirave, u nisa bashkë me gruan për në Greqi. Fillimisht qëndruam në Athinë e më pas shkuam në ishullin Samos. Kalonim një jetë të qetë familjare dhe pas disa vitesh sollëm në jetë fëmijën tonë të parë, djalë, i cili është 6 vjeç, ndërsa më pas lindëm edhe një vajzë, që sot është 2 vjeçe e gjysmë", rrëfeu Thanas Gjika. Një i afërm i Antonetës, gruas që vdiq në spitalin e ishullit grek, tha se mjekët kanë qenë të pakujdesshëm me 29-vjeçaren. "Nga sa kam mësuar, mjeku nuk është treguar i kujdesshëm për Antonetën, duke lënë një venë të hapur në operacionin e parë. Edhe në ndërhyrjen e dytë, mjeku përgjegjës që u zotua se do t'i hiqte pacientes mitrën, sërish nuk ka bërë ndërhyrje të saktë dhe si rezultat i kësaj ka ardhur vdekja. Kërkoj që autorët të shkojnë para drejtësisë", tha i afërmi i viktimës. Ai pohoi se tashmë me hetimin e kësaj ngjarje po merret edhe ambasada shqiptare në Athinë, prokuroria greke si dhe një mjek eksperto-ligjor shqiptar. "Me kërkesën tonë, ambasadori shqiptar Vili Minarolli, i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë së Greqisë që të nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Antonetës", konfirmuan të afërmit e gruas së vdekur në spitalin grek.FUTBOLLISTINjë pakujdesi e mjekëve grek në një nga spitalet e Athinës i ka marrë jetën futbollistit shqiptar Asllan Nela. Ngjarja ka ndodhur dje pasdite në Greqi, teksa lojtari me origjinë shqiptare nuk ka mundur të mbijetonte për shkak të diagnozës së gabuar të mjekëve, të cilët  patën tre ditë në dispozicion për të nxjerrë në pah se nga se vuante lojtari. Futbollisti vuante nga zemra, por ka gjetur vdekjen për shkak të apandesitit. ProblemetAsllan Nela 21 vjeç me origjinë nga Saranda luante me skuadrën e kategorisë së tretë greke Farkanjas e ishullit të Kios, ka ndjerë shqe-tësime në gjoks gjatë stërvitjeve. Ai ka rënë pa ndjenja gjatë seancës stërvitore dhe menjëherë është dërguar në spitalin më të afërt. Duke qenë se gjendja e tij gjatë tre ditëve që ka qenë i shtruar në spital nuk është përmirësuar, Nela është dërguar në Athinë dhe transportimi i shqiptarit është bërë nëpërmjet një helikopteri. Menjëherë sapo ka mbërritur në një nga spitalet e Athinës mjekët i kanë thënë se vuante nga apandesiti akut, por pasi është gjetur diagnoza, ka qenë shumë vonë për 21-vjeçarin, pasi ai nuk ka mundur t'ia dalë mbanë . DiagnozaMjekët e spitalit të ishullit të Chios pas vizitës që i kanë kryer futbollistit kanë dalë në konkluzionin se 21-vjeçari Nela ka pasur probleme kardiake, gjë që vazhdon të rezultojë e vërtetë, pasi kjo është konfirmuar edhe nga mjekët e spitalit të Athinës. Problemi është se gjatë ditëve që lojtari shqiptar ka qenë i shtruar në spitalin e ishullit ku jetonte ka pasur edhe probleme me apandesitin dhe është ankuar vazhdimisht, por kjo duket se nuk është marrë seriozisht, çka ka sjellë edhe vdekjen e lojtarit. Media grekeNë median greke shkruhej dje se përgjegjësia për vdekjen e 21 vjeçarit shqiptar është e mjekëve të spitalit të ishullit të Chios, ku lojtari qëndroi tre ditë nën terapi. Ata duhet të kishin evidentuar problemet që futbollisti kishte me apandesitin dhe të mos përkushtoheshin vetëm tek problemet kardiake. Pritet që gjatë ditëve të ardhshme të ngrihet një hetim për këtë ngjarje që ka tronditur mbarë opinionin sportiv jo vetëm në vendin tonë, por edhe në shtetin fqinj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›