E Diel, 1 Nëntor 2026

Meidani Protestat jo rruga e duhur per zgjidhje

Personalisht nuk mendoj se protestat jane zgjidhje. Ato realizuan pjesen e rritjes se ndjeshmerise politike te brendshme dhe te jashtme. Perseritja a tyre nuk me duket rezultative nenvizoi Meidani ne qytetin e Vlores.

Sipas tij protestat jane shprehje e nje konsumi te panevojshem duke shtuar se kriza politike eshte nje histori e gjate qe ka krijuar ngerc ne mjedisin shqiptar dhe tek miqte tane dhe qe duhej te ishte zgjidhur kohe me pare.

Le te shpresojme qe politika te luaje me pak dhe te gjeje nje zgjidhje qe i sherben Shqiperise qe i sherben integrimit te vendit ne strukturat e Bashkimit Evropian pjese e te ciles eshte edhe miratimi i statusit vend kandidat ne BE u shpreh Meidani duke shtuar se marreveshjet jane pjese e detyrimit te politikes pjese e procesit qeverises.

Duhen gjetur rruge te tjera per drejtimin e Partise Socialiste dhe jo te mbetet ky drejtim ne te njejtat kuota levizje ne te njejtat fantazi politike theksoi ish-Presidenti.

2010-09-21 1247

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›