MekGurk tërheqit nga kandidatura për ambasador në Irak

Tërhiqet i emëruari i presidentit amerikan Barak Obama për ambasador në Irak , Bret Mekgurkin.
Një zëdhënës i Këshillit për Sigurinë Kombëtare konfirmoi vendimin ndërsa vlerësoi MekGurkin si një “diplomat të vyer”.
Më herët, gjashtë senatorë republikanë i kanë bërë thirrje Obamës që të anullojë emërimin, pasi sipas tyre ai nuk ka përvojë të mjaftueshme dhe se në vitin 2008 i ka dërguar e-maile të papërshtatshme një gazetari.
Të dielën, megjithatë, Shtëpia e Bardhë tha se nuk do të anullojë emërimin e MekGurkin.
Por, vetë MekGurk i ka dërguar një letër Obamës, në të cilën ka bërë publik vendimin për tërheqje.