E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi: Autopsia nuk provon asgjë përveç vetëvrasje për Asanaj

Drejtori i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj është plagosur vetë, duke u therur me thikë 11 herë, dhe nuk ishte vrarë siç mendohej fillimisht, kanë thënë zyrtarë të misionit të Bashkimit Evropian, EULEKS në Kosovë, raporton agjencia Reuters.

I ndjeri Asanaj, 55 vjeçar, u gjet në zyrën e tij ditën e entje, me plagë nga thika dhe menjëherë u dërgua në spital, ku vdiq disa orë më vonë për shkak të humbjes së madhe të të gjakut.

Fillimisht kishte dyshime se kjo ishte vrasje, por autopsia tregon se kjo ishte vetëvrasje e frikshme, tha Blerim Krasniqi, zëdhënës i misionit EULEKS.

“Gjetjet e autopsisë nuk indikojnë asgjë tjetër pos vetëvrasje”, tha zoti Krasniqi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›