E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mekanizem per ndihme te viktimave te dhunes

Po sot u mbyll edhe fushata e 16 Diteve te Aktivizimit kunder Dhunes ndaj Grave ne fukus te te ciles ishte prezantimi i Mekanizmit Kombetar te Referimit te Rasteve te Dhunes ne Familje.

Ne kete Konference mori pjese Kryeministri Sali Berisha Kryeprokuroja Ina Rama Koordinatorja Rezidente e OKB ne Shqiperi - Zineb Touimi-Benjelloun Ministri i Punes Spiro Ksera Ministri i Drejtesise Bujar Nishani zv/ministra deputete perfaqesues te pushtetit vendor te organizatave nderkombetare dhe OJF vendase qe veprojne ne fushen e te drejtave te njeriut dhe barazise gjinore.

Ne pershendetjen e tij Kryeministri Berisha theksoi se qendrimi ndaj grave eshte nje nga problemet themelore ne kohet e sotme dhe per kete arsye duhet qe te angazhohen te gjithe per nje perballje teresore te ketij problemi. Edhe nje here Kryeministri shprehu angazhimin e vet per te bere nderhyrjet e nevojshme ligjore ne menyre qe shkaktaret e krimeve ne familje te denohen maksimalisht.

Koordinatorja e Perhershme e Kombeve te Bashkuara ne Shqiperi Touimi-Benjelloun pershendeti hapat e ndermarre nga Qeveria per te plotesuar bazen ligjore dhe per te ngritur strukturat e nevojshme me qellim parandalimin e dhunes ne familje dhe mbeshtetjen e viktimave te saj.

Ministri i Punes Spiro Ksera theksoi se Fushata e 16 Diteve te Aktivizmit kunder Dhunes ndaj Grave per here te pare u dha ze edhe grave nga zonat me te thella grave rurale ne Veri dhe Jug te vendit pasi kete vit fushata nuk ishte perqendruar ne Kryeqytet apo qendra te medha urbane por aktivitetet sensibilizuese u shtrine ne te gjithe vendin duke u fokusuar ne problematiken e gruas rurale e cila u be edhe vete protagoniste e kesaj fushate.

2010-12-10 1723

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›